Thaçi: Askush nuk mund ta pengojë shtrirjen e EULEX-it
Prishtinë - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me ministren për zhvillim dhe bashkëpunim të Qeverisë së Suedisë, Gunilla Clarsson.
Në takim, kryeministri Hashim Thaçi e njoftoi ministren Clarsson për progresin e arritur në Kosovë, për nxjerrjen e Kushtetutës moderne të Republikës së Kosovës, për respektimin e saj, si dhe për respektimin e të drejtave të minoritarëve në kuptimin më afirmativ.
Kryeministri Thaçi në takimin me ministren suedeze Clarsson ka falëmnderuar Qeverinë dhe popullin suedez për njohjen e Kosovës shtet, për mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës, me theks të veçantë mbështetjen në Konferencën e Donatorëve dhe ka potencuar se Kosova dhe Suedia do të thellojnë raporte ndërshtetërore në të gjitha sferat.
Në interesimin e medias lidhur me incidentin në veri të Mitrovicës, kryeministri Hashim Thaçi është shprehur se “gjithçka është ende në proces të zbardhjes së rastit. Nuk dëshirojmë të prejudikojmë, por nuk do të ketë pengesë që do të mund të ndalojë zgjerimin e EULEX-it në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, e në kuadër të kësaj, edhe në veri të Mitrovicës. Mbi çdo incident të izoluar, misioni ynë do të ngadhënjejë”.
“Ky proces duhet të përcillet përmes dialogut, paqes dhe stabilitetit. Nuk do të ketë vend për ekstremistë radikalë, struktura paralele apo jolegjitime. Ligji do të funksionojë në gjithë territorin e Kosovës, edhe në veri dhe EULEX-i do të jetë edhe atje, që ditën e parë” ka siguruar kryeministri Thaçi
“Institucionet e Republikës së Kosovës dhe EULEX-i, do të vazhdojnë me punën e tyre të përbashkët, në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me dokumentin e presidentit Ahtisaari. Ne do ecim përpara në drejtim të implementimit të prioriteteve tona të përbashkëta që është, paqja, siguria, stabiliteti dhe sundimi i ligjit në gjithë territorin e Kosovës. Mund të ketë individë apo grupe të pakënaqur, që kanë kontrolluar kontrabandën tash e disa vite në veri të Mitrovicës, mirëpo dua të theksoj se ky fillimi i fundit përfundimtar të tyre” – theksoi kryeministri Thaçi.
Në konferencën për media, pas takimit me ministren suedez të zhvillimit dhe bashkëpunimit, kryeministri Hashim Thaçi ka vënë theksin se:
“Është momenti që definitivisht që të gjithë duhet të japim mbështetje të plotë shtrirjes së EULEX-it, si, institucionet e Republikës së Kosovës në nivel qendror dhe lokal, gjithë spektri politik kosovar, shoqëria civile, gjithë mekanizmat e rëndësishëm mbështetës dhe të përgjegjshëm në këtë proces, që të funksionojmë si politikë, si vend, si institucione e si popull të bashkuar.”
“Askush nuk duhet të pretendojë të shfrytëzojë këtë rrethanë të re të krijuar, rrethanë pozitive, rrethanë që duhet të na bashkojë dhe assesi të krijojë ndonjë të çarë krejt të panevojshme e të izoluar. Ky është mision shumë qëllimmirë, mision me mandat të plotfuqishëm dhe mbështetës gjithndërkombëtar, mbështetës prej institucioneve të Republikës së Kosovës, ku dhe institucionet, Qeveria e Kosovës e ka rolin, mandatin e vet, të cilin do ta kryejmë në plotëni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës” – ka thënë kryeministri Thaçi.