E Shtunë, 31 Tetor 2026

Limdal: EULEX në veri që ditën e parë

Prishtinë - Të gjitha pohimet se EULLEX nuk do të shtrihet në Veri të Kosovës, janë hedhur poshtë nga zëdhënësja e misionit, Karin Limdal. Sipas saj, misioni do të jetë i pranishëm në veri që ditën e parë, pra më 9 dhjetor. Pavarësisht spekulimeve të Beogradit zyrtar, gjatë një interviste për BBC-në, Limdal është shprehur se fillimisht misioni në veri do të kishte një numër më të vogël të pjesëtarëve të tij, të vendosur në gjashtë stacione policore dhe në Gjykatën në veri. “Shpresojmë në përkrahjen e qytetarëve të Kosovës, pas periudhës së gjatë të paqartësisë rreth misionit”, tha ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›