E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovari 17-vjeçar gjykohet për drogë në Zvicër

Nga Express më 15 prill 2011 në ora 16:08

Në Gjykatën e Cyrihut filloi sot procesi gjyqësor kundër një 17 vjeçari nga Kosova, i cili kishte realizuar transportimin e 25 kg heroinë në Zvicër.

Ai ishte ndaluar nga policia zvicerane në dhjetor të vitit të kaluar gjatë një aksion të koduar “Saphir”, me ç`rast është prangosur 17-vjeçari, i cili ka pranuar se ishte transportuesi i drogës.

Gjykata zvicerane është mahnitur ndaj fuqisë kriminele të këtij personi. Sipas tij ai kishte organizuar rrjetin e drogës për të ndërtuar shtëpi në Kosovë dhe per të paguar borxhet të cilat kishte në Zvicërr.

E mahnitur ishte gjykata edhe per personat tjerë të cilët ishin të jetë të moshuar dhe punonin për 17 vjeçarin nga Kosova, një ndër ta edhe vëllai i tij.

Sipas ligjeve zvicerane, 17 vjeçari nga Kosova rrezikon të marrë maksimalisht 4 vite burgim, edhe pse vepra e tij për të rriturit mund të arrij deri në 20 vite burgim. (ina)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›