E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenevë, konferencë shkencore-historike për shqiptarët

Kryesia e Shoqatës së studentëve shqiptarë në Universitetin e Gjenevës - AEAG, Ilir Muji, Erika Haxhi, Mujë Shala, Elma Berisha, Endri Poda dhe Fortesa Mehmeti, kanë përgatitur një program të ngjeshur shkencor dhe historik mbi kulturën dhe perspektivat diplomatike të Kosovës dhe çështjes kombëtare nga Lidhja e Prizrenit, Konferenca e Berlinit, Londrës, Rambujesë e deri tek pavarësia e Kosovës Nga Express më 15 prill 2011 në ora 16:33

Në organizim të e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Gjenevë (AEAG), në Universitetin e Gjenevës është mbajtur një konferencë me tematikë gjithëkombëtare me temën: “Nga vijmë, ku jemi e ku do të shkojmë”.

Në epiqendër të debatit ishte Kosova, shqiptarët, diplomacia dhe gjuha kombëtare shqipe, nga "Meshari" i Gjon Buzukut, e deri tek në ditën e sotme, lobimi për njohje të reja të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB.

Në këtë tubim morën pjesë, pos studentëve shqiptarë dhe zviceranë, edhe përfaqësuesit nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Gjenevë, Benjamin Nikoliqi, konsull, me bashkëpunëtorët Arjan Kashtanjeva dhe Naim Morina, pastaj Inid Milo nga misioni shqiptar në OKB.

Të pranishëm ishin edhe veprimtarë të tjerë të kulturës, shkencës e arsimit.

Kryesia e Shoqatës së studentëve shqiptarë në Universitetin e Gjenevës - AEAG, Ilir Muji, Erika Haxhi, Mujë Shala, Elma Berisha, Endri Poda dhe Fortesa Mehmeti, kanë përgatitur një program të ngjeshur shkencor dhe historik mbi kulturën dhe perspektivat diplomatike të Kosovës dhe çështjes kombëtare nga Lidhja e Prizrenit, Konferenca e Berlinit, Londrës, Rambujesë e deri tek pavarësia e Kosovës.

Po ashtu në këtë konferencë u bë fjalë edhe për rolin dhe efikasitetin e strategjisë së diplomacisë shqiptare, qoftë asaj në Shqipëri apo Kosovë, Preshevë e Ulqin; mbi aleatët, miqtë dhe armiqtë e Kosovës dhe shqiptarëve, pati referime mbi gjenocidin greko-serb, propagandën sllave, serbofilët, deri tek raporti i fundit i Dick Martyt.

Kosova dhe Shqipëria, një komb e dy shtete? Cila është prejardhja e gjuhës tonë? Dy dialekte që na ndajnë apo që na bashkojnë? Roli i shqiptarëve ne betejën e Fushë-Kosovës, në Çamërinë tonë, jehona mbarë ballkanike qe pati, dhe shumë çështje të tjera interesante mbi identitetin tonë. Për keto para pjesëmarrësve u prononcuan mbi historinë, aktualitetin dhe të ardhmen e kombit tonë, historianët e njohur, ashtu sikurse profesori i mirënjohur i gjuhës Shqipe në Universitetin e Tiranë.

Pra për gjitha këto tema kombëtare kryesia shoqatës së studentëve të Gjenevës kishin përgatitur për të pranishmit intervista të shkëlqyeshme me protagonistët kryesore të kësaj mbrëmjeje shkencëtarë, historianë dhe diplomatë të rryer që shoqëruan masën për dy orë rresht si: prof.dr. Martin Mato, prof.dr.Pëllumb Xhufi dhe prof.dr.Paskal Milo.

Në fund për të pranishmit, pasi të gjithë u dakroduan të bëhen anëtarë të Shoqatës së Studentëve të Universitetit të Gjenevës (AEAG) u ofrua një aperitif modest nga studentët, i cili ishte një rast i mirë i këmbimit të ideve dhe intensifikimit të bashkëpunimit mes studentëve dhe përfaqësuesve të organizatave dhe institucioneve shqiptare dhe zvicerane që ishin të pranishëm me qëllim të ndihmesës së studentëve shqiptarë që studiojnë sot në Universitetin e Gjenevës. (Presheva Jonë)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›