Laskaj: Institucionet nuk kane deklaruar pasurine
Kryeministria, Kuvendi dhe disa ministri nuk kane deklaruar pasurine kur per pak dite skadon afati i pritjes se deklaratave. Sipas te dhenave te Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive (ILDKP) dhjete dite para mbylljes se afatit zyrtar vetem 748 zyrtare e kane deklaruar pasurine nga 3700 ne total, pra vetem 20%. Nje shifer kjo shume e ulet. Perballe indiferences se zyrtareve ne zbatimin e ligjit, kryeinspektorja Fatmira Laska beri apel dje qe te gjithe te deklarojne pasurine ne kohe, ne te kunder do te gjobiten e kallezohen penalisht ne baze te ligjit. Nga te dhenat e inspektoratit, rezulton se nga shume institucione nuk ka ardhur as edhe nje deklarate pasurie per zyrtaret qe kane. Nder to, qe nuk kane deklaruar asnje apo kane dorezuar me pak se pese deklarata jane Kryeministria, pushteti vendor, disa ministri dhe institucione shteterore. Shume pak deklarata jane sjelle dhe nga Kuvendi. Ky institucion ka dorezuar vetem 9 deklarata pasurie, kur vetem deputete qe kane per detyre te tregojne te ardhurat jane 140, pa perfshire drejtoret, keshilltaret apo shefat e kabinetit. Me korrekt deri me sot me deklarimin e pasurise eshte treguar Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe Doganave. Nese te zgjedhurit qe kane per detyre te deklarojne pasurine deri me 31 mars, nuk do ta bejne nje gje te tille, ata do te gjobiten nga institucioni. E ne baze te ligjit, nese do te vazhdojne te mos tregojne te ardhurat, gjoba do te pasohet nga paralajmerimi per largim nga puna, e deri ne kallezim penal. Per vitin qe shkoi jane gjobitur per vonese ne deklarim te pasurise 100 zyrtare. R.Rapushi
748
zyrtare kane deklaruar pasurine deri me sot ne Inspektoratin e Larte te Deklarimit te Pasurive (ILDKP), nga 3700 ne total. Kryeinspektorja Fatmira Laskaj apeloi dje se ne 10 ditet e mbetura zyrtaret duhet te deklarojne te ardhurat, ne te kundert do te gjobiten.
Deklarimi i pasurise, shkeljet
100 persona u gjobiten me nje shume nga 20000-30000 leke per vitin qe shkoi, pasi nuk deklaruan ne kohe pasurine prane inspektoratit.
12 zyrtare u paditen ne prokurori per "Refuzim ne deklarimin e interesave private".
Deri me 31 Dhjetor 2007, numri i zyrtareve qe duhet te deklarojne pasurine eshte 8340 subjekte.
Ne 70 raste zyrtaret kane qene ne konflikt interesi dhe u eshte sugjeruar zgjidhja ndermjet largimit nga puna ose doreheqjes nga interesat private.
Ne 63 raste zyrtaret kane hequr dore nga interesat private qe binin ndesh me funksionin publik dhe ne 7 raste jane larguar nga funksioni.