E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ Marreveshja ndermjet Kosoves dhe Serbise stabilitet per rajonin

Ministria e Jashtme e Shqiperise me ane te nje deklarate per shtyp ka pershendetur marreveshjen e arritur mes Serbise dhe Kosoves per menaxhimin e integruar te kufijve. Sipas MPJ-se arritja e kesaj marreveshjeje eshte shprehje e vullnetit te mire per te bashkepunuar ne zgjidhjen e ceshtjeve praktike mes ketyre dy vendeve dhe si nje hap drejt integrimit te Kosoves ne Bashkimin Evropian. Shprehim besimin se zbatimi sa me shpejt i marreveshjes IBM dhe marreveshjeve te meparshme te arritura me angazhimin e perbashket te BE-se dhe SHBA-se do te kontribuojne ne funksionimin me te mire te sundimit te rendit dhe ligjit ne tere territorin e Kosoves ne vecanti ne kufirin mes Republikes se Kosoves dhe asaj te Serbise duke ndikuar ndjeshem ne permiresimin e cilesise se jetes se qytetareve ne te dy vendet - thuhet ne deklaraten e MPJ-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›