E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bono: "Nuk jetohet vetëm me rokun"

Bono dëshiron të më takojë dhe më pret në një vilë të marrë me qira. Atmosfera duket shumë e ngrohtë, me fëmijë që vrapojnë gjithandej. Bono më përqafon ngrohtësisht dhe kjo xhentilesë e tij tregon atë që më kishin treguar për të, një njeri të thjeshtë dhe të dashur, i etur për të njohur, kuptuar, kurioz për botën dhe aspak i mbyllur brenda vetes. Ka të njëjtat syze si gjithmonë.

Ulemi për të ngrënë dhe duket sikur ka një formulë për mua: “Fitorja e parë, qoftë kjo dhe e vogël kundër forcave të së keqes që të rrethojnë, është të ruash sensin e humorizmit. Kështu që duhet të luftosh me çdo kusht kundër forcave të së keqes që të rrethojnë dhe të ruash sensin e humorit. Duhet ta bësh, por kjo arrihet duke qenë më lart se të tjerët dhe duke buzëqeshur. Sepse të qeshësh është prova e vërtetë e lirisë. E di kur mendova për këtë gjë për herë të parë nuk isha aspak në rrezik, i vetmi rrezik që më kanosej ishte ai i të parit të fotove të mia nudo të publikuara në ndonjë gazetë, apo të fotografohesha i dehur teksa dilja nga ndonjë bar. Ja se ç’kam kuptuar pikërisht në fi llim të popullaritetit tim, se kjo ndjesi sikleti që provoja mund të bënte të shëmtuar edhe fytyrën më të bukur”. Bono tregon se është e rëndësishme të jesh vetvetja, edhe se përreth të gjithë kërkojnë të të bëjnë copa, të modifi kojnë, apo të dënojnë. Kur e pyet nëse i vjen keq që nuk mund të bëjë një jetë të qetë si çdo qenie njerëzore, më përgjigjet: “Më vjen keq që nuk arrij t’i çoj fëmijët e mi në park apo t’i nxjerr shëtitje. Dikur në fi llimet e karrierës sime provova edhe të fshihesha. Vura kapele dhe mustaqe si kauboj. Hyra në një dyqan, sepse doja të blija një kitarë dhe me një theks të çuditshëm iu drejtova arkëtarit. Kisha paguar dhe isha gati për t’u larguar kur dëgjova dikë në vesh që më pëshpëriti: “Ok, ok Bono, rri i qetë, nuk do t’i them askujt se ishe ti”. Teksa ngre syzet buzëqesh, sytë janë bojëqielli, ndërsa fytyra e hequr. Nuk ka ndryshuar që nga koha kur isha fëmijë që shihja videot e tij. Të bërit muzikë për të nuk është vetëm mënyra më e mirë për të qenë një qenie njerëzore e kësaj bote, nuk është vetëm argëtim, por mjeti më i rëndësishëm për të kuptuar, komunikuar, për t’u transformuar. Por Bono ka një tjetër detyrë, ai nuk është vetëm një këngëtar që bën muzikë të bukur. Ai është rokstari milioner që ndërhyn në favor të të varfërve. “është gjithmonë mirë t’i ndihmosh të tjerët me aq sa ke mundësi. Nëse e bën do të kujtohesh gjatë, në të kundërt do të harrohesh shpejt. E kush nuk do të donte të mbahej mend gjatë për atë që bën në jetë?”. Kryevepra e fundit e kësaj bande i takon vitit 1991. Bono është tashmë një gjysmëpolitikan dhe i pranishëm kudo. Vitet e bukura i përkasin të shkuarës dhe 2 këngët e viteve 2000, "All that you can‘t leave behin" dhe "How to dismantle an atomic bomb", ishin kritikuar dhe cilësuar pothuajse të tmerrshme në çdo aspekt të tyre. Një qetësi dhe heshtje kaq e gjatë i bëri edhe fanatikët e tyre të mendoheshin mirë. Pas 20 vjetësh karrierë artistike, ose më shumë, "U2" e kuptuan se ishte e domosdoshme të bëheshin pjesë e lojës, ndaj gjithë forcat i përqendruan në albumin e ri. Shokët e udhëtimit janë ata që të gjithë presim të shohim: Brian Eno, Daniel Lanois, Steve Lillywhite dhe Bono. Albumi "No line on the Horizon" doli më 27 shkurt 2009 në Europë, më 2 mars në Britaninë e Madhe dhe më 3 mars në SHBA, ndërsa turi për promovimin e tij vazhdon. Disku është regjistruar në Dublin, Nju Jork dhe Londër, ndërsa singëlli i tij, "Get on Your Boots", doli në Irlandë më 15 shkurt 2009. Ditën kur doli albumi në Europë, grupi "U2" performoi live sipër çatisë së BBC-së në Londër. Para tyre, vetëm "Beatles" kishin arritur të këndonin aty. “U2", grupi i famshëm irlandez i rokut, u krijua në Dublin në vitin 1976. Me më shumë se 140 milionë disqe të shitura dhe numrin më të madh të çmimeve "Grammy" të fi tuara ndonjëherë nga ndonjë grup, me plot gojën mund të cilësohen si një nga grupet muzikore më të rëndësishme dhe më të afi rmuara në skenën ndërkombëtare. Revista "Rolling Stone" i ka renditur të 22-t në klasifi kimin e 100 grupeve më të mira të historisë botërore. Që nga fi llimet e tyre, banda është angazhuar për çështjen irlandeze dhe respektimin e të drejtave civile, duke e bazuar shpesh aktivitetin e saj artistik mbi këto tema delikate. Në albumet e para, "U2" flisnin për sikletet e adoleshencës, në veçanti në albumin e parë, me këngën "A day without me", frymëzuar nga vetëvrasja e Ian Curtis. Më pas, këngët e tyre përshkruheshin nga zemërimi për kalimin nga mosha e pafajësisë në atë të rritur. Gjithmonë në albumet e para kishte këngë që Bono ia kushtonte humbjes së të ëmës, e cila kishte vdekur kur ai ishte 13 vjeç. është interesante të thuhet se një nga temat më të preferuara në tekstet e "U2" është feja: në veçanti raporti me Zotin. Një tjetër vend të veçantë në tekstet e këngëve të grupit irlandez ka zënë edhe politika, jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Për sa i përket kësaj të fundit, përmes këngës "Silver and Gold", kundërshtojnë politikën e Aparteidit në Afrikën e Jugut. E fundit është dashuria, ku këngët më të bukura mbajnë emrat: "I will follow", "With or without you", "When love comes to ton", "One", "Slow dansing", "Mysterious Ways".

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›