Pacientët që kryejnë dializë, probleme me transportin
Durrës
Pacientët e sëmurë me veshka, që i nënshtrohen procesit të dializës, kanë probleme me transportin. Edhe shoqata e pacientëve që kryejnë dializë, shpeshherë ka ngritur këtë problem dhe autoritetet shëndetësore premtuan që për vitin 2010 do të merreshin masa, madje transporti do të subvencionohej për këtë kategori. Pacientët që kryejnë hemodializë në qytetin e Durrësit janë të shqetësuar për mungesën e shërbimit të transportit, duke theksuar se pas kryerjes së dializës e kanë shumë të vështirë të arrijnë në banesë, duke përdorur shërbimin urban. Ata thonë se kanë lënë takime me autoritetet përkatëse për t’i dhënë zgjidhje problemit të tyre.
#