E Diel, 1 Nëntor 2026

Bono dhe Brad Pit bashkë kundër varfërisë

11/04/2005  Lideri i grupit U2 u bën thirrje yjeve të Hollivudit të rebelohen kundër varfërisë

Dje në Amerikë është transmetuar një reklamë e re e udhëhequr nga lideri i grupit irlandez U2, Bono Vox, kundër varfërisë. Mes shumë njerëzve që ndihmuan dhe u shfaqën në këtë nismë, ishte edhe Brad Pit, i padëshiruar më shumë se kurrë për të dalë në televizion gjatë kësaj kohe të vështirë të divorcit me gruan e vet Jennifer Aniston. Qëllimi i kësaj nisme u arrit më së miri dhe lideri i grupit U2 bashkoi yje të mëdhenj të Hollivudit si Pitt, George Clooney, Liam Neeson, Cameron Diaz dhe yje të muzikës, si Puff Diddy, Justin Timberlake, për të bërë publike edhe një herë një thirrje në ndihmë të mijëra njerëzve që vdesin çdo vit nga uria dhe varfëria. “Ne nuk kërkojmë që vetëm të fusim para në bankë”, është shprehur Bono, zëdhënës i nismës. “Amerikanët janë bujarë, e dimë që do ta bëjnë. Por këtu nuk bëhet fjalë vetëm për paratë e tyre, por ata duhet të ngrenë edhe zërin bashkë me to”.

Bashkimi i zërave për të zhdukur varfërinë në planet. Një utopi? Ndoshta, por janë shumë ata që besojnë në të. I pari mes të shumtëve, ishte edhe Brad Pitt, i cili gjatë prezantimit të fushatës, është shprehur se ka mbetur i tronditur nga varfëria e zonave afrikane që ka vizituar. “Besoj se mund ta zhdukim varfërinë. Kjo është një nismë shumë e guximshme, por mund t’ia dalim mbanë”, ka thënë aktori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›