Sër Dorëshpuari: Eltoni mbetet trokë

11/04/2005 Ka borxh 40 milionë euro
Gjenial, ekstravagant... dhe dorëshpuar. Që Elton John bën një jetë super të shtrenjtë, kjo nuk është ndonjë gjë e re. Por kush do ta mendonte ndonjëherë se ylli britanik i popit do të ishte në gjendje të grumbullonte borxhe më shumë se 40 milionë euro? Kaq është në të vërtetë shuma që ka deklaruar bankieri i shoqërisë financiare "William A. Bong", shoqëri që kontrollon gjithë veprimet e këngëtarit.
Me shkaqeve të ndryshme që kanë sjellë një gjendje të tillë, është dhe një rënie e ndjeshme e aktiviteteve të këngëtarit me më shumë se 7 milionë euro. "Elton John bën shumë para dhe ka nevojë të vazhdojë të grumbullojë akoma më shumë për të ecur përpara", ka komentuar Cliff Dane, llogaritar që punon në sektorin e muzikës. "Aktualisht, është duke marrë hua nga shoqëria më shumë para nga sa fiton dhe për këtë nuk është më i mbuluar në bankë. Ka tërhequr shumë para nga kjo shoqëri dhe nëse papritur do të hiqte dorë nga aktivitetet e tij, mund ta shohë veten në telashe", ka shtuar burimi, duke folur për tabloidin britanik Daily Mail. Elton John, i cili vetëm për lule harxhon 58 mijë euro në muaj, nuk e ka fshehur asnjëherë se i bën paratë rrush e kumbulla. "Kam talentin për të kompozuar këngë dhe jo për biznese", ka thënë ylli i popit. "Nuk kam asnjë trashëgimtar të cilit t’ia lë paratë. Pastaj, jam një beqar i lumtur dhe më pëlqen të shpenzoj paratë e mia", ka theksuar. Këngëtari është gjithashtu edhe një mbështetës i madh i kauzave bamirëse: fundjavën e kaluar u emërua si nënshtetasi i Mbretërisë së Bashkuar që ka dhënë për bamirësi më shumë se çdo njeri tjetër, 32 milionë euro nga pasuria e tij e grumbulluar gjatë vitit 2004 në ndihmë të enteve bamirëse. Prandaj dhe shuma e madhe e borxheve e deklaruar nga llogaritarët mund të jetë shkak i shitjes nga ylli i popit i shoqërisë së menaxhimit "Twenty-First Artists", me shumën 23,3 milionë euro. Por një zëdhënës ka mohuar që artisti është në gjendje të rëndë financiare. "Kjo nuk tregon gjendjen e pasurisë së tij personale. Ka tre filma në proces, dy shfaqje teatrale, një ekspozitë të madhe fotografike dhe shumë harxhime për turnetë e tij, ndaj dhe tani është duke pritur që të marrë mbrapsht shumë nga paratë që ka harxhuar", ka shpjeguar për tabloidin zëdhënësi.