Regjistrimi elektronik i pronës

Shumica e zonave kadastrale në zonën urbane të kryeqytetit janë të përfshira në programin e regjistrimit elektronik fillestar. Kryeregjistruesi Arben Qirjako tha për ALSAT se ecuria në disa zona ka avancuar dhe se pritet vendimarrje që për një zonë të bëhet afishimi publik.
"Po procedohet në lidhje me punën në terren, aktualisht nga firmat kontratore dhe ka ardhur një zonë, që është 8270 për afishim publik. Po bëhet kontrolli, besoj ditën e hënë do bëhet mbledhja përfudimtare për të marr vendimmarrjen nga ana e zyrës qëndrore dhe vendore", tha kryeregjistruesi Arben Qirjako.
Rritjen e aplikimeve në zyrat lokale kryeregjistruesi Qirjako e lidh me fluksin e madh që këto zyra po përballojnë me hipotekimin e banesave që dalin nga legalizimi. "Ritmi i regjistrimit të lejeve të legalizimit është duke u rritur, është një punë shumë e madhe. Duhet të theksoj se fluksi i shërbimeve në zyrat vendore, sidomos në zyrën e Tiranës, në krahasim me vitin tjetër është shtuar. Ka një shtim afërsisht rreth 18 për qind", vijon Qirjako.
Zona urbane e kryeqytetit është e ndarë në 25 njësi kadastrale dhe me regjistrimin fillestar elektronik të tyre po punojnë në terren 2 kompani private.
Adi Darsi