E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonucci mbetet në Juventus

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka konfirmuar se klubi refuzoi një ofertë për të nga Zenit St. Petersburgu gjatë afatit kalimtar të verës. 24-vjeçari iu bashkua gjigantit torinez nga Bari në verën e vitit 2010 dhe shpeshherë është titullar.

“Dua të mbetem këtu në Juventus. Ekzistuan bisedime me Zenit St. Petersburgun, por klubi dhe unë vendosëm të vazhdojmë këtë bashkëpunim, dhe tani më takon mua të vazhdoj të përmirësohem”, tha Bonucci për uebfaqen zyrtare të Juventusit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›