Bonusi i qirasë, tarifat maksimale sipas zonave ku do të merret shtëpia
Këshilli Bashkiak do të diskutojë tarifat e reja që do të marrin familjarët
Emanuela Sako
Bashkia do të përcaktojë tarifat maksimale për bonusin e qirasë për familjet në nevojë. Burime pranë Bashkisë së Tiranës shpjeguan dje se këto tarifa do të miratohen nga Këshilli Bashkiak në mbledhjen e rradhës. Aktualisht është përpiluar një relacion me tarifa që janë ende në formën e propozimeve. Propozimet janë të ndryshme duke e ndarë kryeqytetin në tri zonanë të cilat mund të merret një banesë me qira. Sipas tarifave të propozuara, në zonën e qendrës së Tiranës, çmimi i bonusit ka pësuar rritje, ndërsa në periferi ka pësuar ulje. Të gjithë qytetarët që do të përfitojnë nga projekti i strehimit, do të operojnë me tarifat e reja të përcaktuara nga Bashkia.
Tarifat
Specialistët e bashkisë kanë bërë ndarjen në zona të kryeqytetit për të gjithë përfituesit e bonusit të qirasë. Përkatësisht ndarja bëhet në zonë të parë, ose zonën e kryeqytetit që përfshihet territorit brenda Unazës së Tiranës; zona e mesme, që është zona jashtë Unazës së Tiranës; zona periferike që përfshin gjithë territorin në largësi të qendrës së Tiranës. Në bazë të kësaj ndarje edhe qiraja është e ndryshme, ku në qendër është më e lartë dhe në periferi më e ulët. Për këtë arsye të gjithë familjarët që do të aplikojnë pranë bashkisë dhe do të gjejnë një shtëpi në qendër do të paguajnë më tepër dhe do të përfitojnë më tepër para në dorë se sa dikush tjetër që do të gjejë një shtëpi në periferi të Tiranës. Kështu, tarifat e propozuara janë nga 9 mijë lekë që ka qenë më parë për zonën e qendrës së Kryeqytetit është propozuar të jetë deri në 12.500 lekë. Ndërsa për zonën jashtë Unazës së Tiranës, tarifa maksimale e përfitimit me të cilën është operuar deri më tani është 7 mijë lekë dhe pritet të bëhet 8.5 mijë lekë. Ndërsa në periferi, ndryshe nga zonat e tjera, tarifa e përfitimit do të pësojë ulje, nga 7 mijë lekë që është aktualisht, pritet të bëhet 6 mijë lekë.
Propozimi
Pas një periudhë shkëputje disa mujore, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të diskutojë për Projektvendimin; “Miratimin e vlerës maksimale të bonusit të strehimit për tre zona të qytetit të Tiranës, për familjet në nevojë për strehim”. Nga këto ndryshime pritet të përfitojnë të gjithë familjarët që kanë aplikuar për t’u trajtuar si të pastrehë. Bashkia e Tiranës ofron mundësinë e trajtimit me bonus qiraje për qytetarët që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar qiranë e tregut deri në momentin e trajtimit përfundimtar me strehim. Bonusi nënkupton pagimin e një pjese të qirasë që paguan kjo kategori qytetarësh (familje që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar qiranë e tregut). Masa e pagesës që do të përfitojë familja do të llogaritet duke u bazuar tek aftësia paguese e familjes (të ardhurat totale të familjes) dhe masa e qirasë që paguan kjo e fundit. Ndryshe nga aplikantët për banesa sociale, bonusi i qirasë shpërndahet për një kohë më të shkurtër dhe në vazhdimësi, ku Këshilli Bashkiak diskuton për një numër të caktuar aplikantësh. Ndërsa aplikantët për strehimin social, kanë të drejtë të aplikojnë deri në një njoftim të ri, që është i kufizuar deri sa të përfundojnë banesat e planifikuara nga Bashkia.
Kriteret e aplikimit për familjet në nevojë
Aplikimi nga qytetarët kryhet nëpërmjet plotësimit të një formulari që mund të tërhiqet në Zyrën e Informimit për Qytetarët pranë Bashkisë së Tiranës ose në Njësitë Bashkiake ku qytetari figuron i regjistruar. Ky formular duhet të plotësohet me vërtetësi në të gjitha fushat ku plotësohet dhe më pas të noterizohet. Më pas, Njësia Bashkiake përkatëse i përcjell këta formularë pranë Drejtorisë së Strehimit Social në Bashkinë e Tiranës. Kriteret që duhet të plotësohen për t’u klasifikuar dhe për t’u trajtuar me programet sociale të strehimit janë disa dhe tregojnë pamundësitë e familjeve për të jetuar. Kështu, familjet që me vendim të Këshillit Bashkiak klasifikohen për t’u trajtuar me një nga programet sociale të strehimit janë familjet që nuk kanë në pronësi një banesë; që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike ku bëjnë pjesë këto familje; ato familje që kanë mbetur të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore. Në këtë skemë përfshihen gjithashtu edhe ato familje që kanë të ardhura të pamjaftueshme. Bashkia e Tiranës ofron mundësinë e trajtimit me bonus qiraje për qytetarët që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar qiranë e tregut deri në momentin e trajtimit përfundimtar me strehim.
Si bëhet pagesa e bonusit të strehimit
Këshilli Bashkiak mund të miratojë një nivel më të lartë të bonusit të strehimit kur projekti zbatohet me të ardhurat e Bashkisë. Shuma mujore e bonusit të strehimit, si rregull, i xhirohen qiradhënësit në llogarinë e tij bankare. Kryetari i Bashkisë mund të zgjedhë një formë tjetër për realizimin e pagesave të bonusit, si nëpërmjet postës ose zyrave që shpërndajnë ndihmën ekonomike. Në fillim të çdo viti apo sa herë që bashkitë fillojnë zbatimin e një programi të ri për dhënie bonusi për strehim, bëjnë njoftim publik për familje që kanë paraqitur kërkesat pranë zyrave vendore. Familjet, të cilat kanë aplikuar për një program tjetër strehimi, nëse kërkojnë të strehohen nëpërmjet bonusit, paraqesin kërkesë me shkrim në zyrat përkatëse në bashki. Për çdo program të ri bonusi që fillon, zyrat përkatëse në Bashki llogarisin buxhetin duke mbajtur parasysh shumën totale të bonusit të mbartur nga viti i mëparshëm për familjet që janë futur në skemë, të cilat do të qëndrojnë edhe në vitin në vijim, plus buxhetin e nevojshëm për trajtimin e familjeve të reja. Me qëllim rinovimin e të drejtës së përfitimit të bonusit të strehimit për vitin pasardhës brenda një periudhe të përshtatshme përpara hartimit dhe miratimit të buxhetit vendor nga Këshilli Bashkiak, zyrat përkatëse në bashki bëjnë verifikimin e nivelit të të ardhurave të familjeve që kanë përfituar bonus strehimi. Verifikimi i nivelit të të ardhurave bëhet nga administratorët shoqërorë të zyrave të ndihmës ekonomike.
Kontrollet dhe shmania e falsifikimeve për bonusin e strehimit
Zyrat përkatëse në bashki, me disponimin e informacionit që vërteton njëri prej tri rasteve që është përcaktuar në këtë udhëzim, bën verifikimin dhe nëse rezulton i vërtetë, njofton qiradhënësin dhe qiramarrësin për ndërprerjen e bonusit të strehimit. Me humbjen e të drejtës së përfitimit të bonusit, zyra përkatëse në Bashki njofton qiradhënësin. Marrëdhëniet mes qiramarrësit e qiradhënësit u nënshtrohen parashikimeve në Kodin Civil. Çdo subjekt që është miratuar për përfitimin e bonusit të strehimit pajiset me një dokument, i cili përmban masa sigurie, në mënyrë që të mos lejojë falsifikimin e tij, të dhëna mbi identifikimin e qiramarrësit, të dhëna mbi identifikimin e qiradhënësit, adresën e banimit aktual të qiramarrësit, adresën e banesës që jepet me qira, adresën e banimit të qiradhënësit, numrin e telefonit apo çdo të dhënë tjetër që mund të shërbejë për të komunikuar me të në rast ndërprerjeje të bonusit.
14 Korrik 2009