Qeveria u përgjigjet bizneseve: “Nuk ka ulje të TVSH-së deri në vitin 2012”
Skema e Ministrisë së Financave për taksat në 4 vitet e ardhshëm Qeveria do ta mbajë konstante normën e TVSH-së në masën 20%
Ervin KOÇI
Premtimet e qeverisë së demokratëve se në mandatin e dytë katër vjeçar do të kishte ulje taksash, duket se i përkasin një epoke tjetër dhe aspak realitet. Ajo çka qeveria është duke ndërmarrë në këto momente nuk ka aspak lidhje me një mundësi të reduktimit të taksave. Duke iu referuar vitit aktual, si një vit ku shpenzimet tejkaluan në mënyrë të konsiderueshme të gjitha parashikimet e bëra, reduktimi i një pjese ose vetëm i disa taksave do të ishte i pamundur nga qeveria. Mbi të gjitha për 4 vitet e ardhshme nuk do të ketë absolutisht ulje të taksës së TVSH-së. Taksat janë zëra më potencial që do të sjellin nivelin e lartë të tyre. Jo, rastësisht, edhe kryeministri Berisha lejoi hartimin e projektligjeve të reja për sesionin e ri parlamentar, që do të sillnin rritje taksash. Kjo ishte e vlefshme për taksat vendore, për taksat lojërave të fatit, të cilat pësonin një rritje drastike dhe rritjen e taksës së akcizës.
Te ardhurat nga TVSH
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH-ja) duket se do të jetë dhe pika e fortë e qeverisë në 4 vitet e ardhshme nga ku jo vetëm që nuk parashikohet ulje e saj, por pritet një grumbullim i lartë të ardhurash. Këto të fundit nga TVSH-ja parashikohen të rriten me ritme të qëndrueshme duke mbajtur një nivel pak a shumë konstant ne përqindje te PBB-së në nivelet 10.1-10.2 për qind. Në vlerë absolute të ardhurat nga ky tatim pritet të jenë: 117,491 milion lekë në vitin 2009, 130,415 milionë lekë në vitin 2010, 145,032 milionë lekë në vitin 2011 dhe 160,835 milionë lekë për vitin 2012. Parashikimi i të ardhurave nga TVSH-ja është bazuar në totalin e këtyre të ardhurave të parashikuar në buxhetin e vitit 2009, si dhe mbajtjen konstante të normës së kësaj takse gjatë viteve (20%).
Të ardhurat nga akciza
Parashikimi i të ardhurave nga akciza për vitin 2008 është rreth 35,493 milionë lekë dhe me buxhetin për vitin 2009 të ardhurat nga kjo taksë parashikohen në 44,363 milionë lekë, me një rritje vjetore prej 25 për qind, ose 3.8 për qind e PBB-së. Për periudhën 2010-2012 parashikohet rritja e lehtë e të ardhurave nga akciza në raport me PBB-në (3.8, 3.9 dhe 4% e PBB). Parashikimi për këtë periudhë është ndjeshëm me i kujdesshëm, me një rritje vjetore në nivelin 12 për qind. Edhe pse ndryshimi i politikave nuk është përfshirë në parashikim, në vitet që vijnë normat e akcizave për disa nga mallrat e forta pritet të harmonizohen me strukturën e akcizave në legjislacionin e harmonizuar të Bashkimit Evropian.
Tatimi mbi te ardhurat personale
Për tatimin mbi të ardhurat personale parashikohet që gjatë viteve të ardhshme të kemi një rritje të vazhdueshme të bazës tatimore, duke pasur të pandryshuar normën e tatimit mbi të ardhurat personale, e cila ndryshoi në korrik 2007 me aplikimin e taksës së sheshtë prej 10%. Efekti pozitiv mbi të ardhurat nga vendosja e taksës së sheshtë si dhe i përmirësimeve në administrimin dhe mbledhjen e këtij tatimi janë reflektuar përgjatë gjithë vitit 2008. Këtu kemi parasysh veçanërisht tatimin mbi pagat e sektorit publik dhe privat, por dhe ecurinë e mirë (kundrejt 2007) të disa zërave të tjerë të tatimi mbi të ardhurat personale siç janë të ardhurat nga interesat, qiratë dhe nga tatimi mbi shitjen e pasurisë së paluajtshme. Për vitet 2010-2012, parashikimi i të ardhurave nga tatimi mbi te ardhurat personale është bazuar në buxhetin e miratuar për vitin 2009 dhe është respektivisht 28,646 milionë, 31,541 dhe 34,631 milionë lekë me një rritje vjetore (të kujdesshme) prej 10 për qind.
Tabela//////////////////////////////
Sektori fiskal, parashikimi i të ardhurave për periudhën 2009-2012
Ndër elementët kryesorë të politikës së taksave për periudhën 2009-2012, mund të përmenden:
• Mbajtja konstante të normës së TVSH-së;
• Aplikimi i efekteve pozitive që janë marrë nga zbatimi i politikës së taksës së sheshtë për tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimi mbi fitimin
• Rishikimi i nivelit të akcizës së mallrave të forta
• Ulja e të ardhurave nga taksa doganore si rezultat i zbatimit të angazhimeve tarifor në Marrëveshjen e Ndërmjetme BE-Shqipëri, CEFTA, MTL me Turqinë
• Ulja e normës së kontributeve të sigurimeve shoqërore për pjesën që paguan punëdhënësi nga 20 për qind ne 15 për qind. Kjo masë i shtrin efekt filluar nga 1 maj 2009.
Shkurt/////////////////////
Taksat doganore, më pak para në arkën e shtetit
Qeveria nuk planifikon rritje të të ardhurave nga taksat në doganë. Kjo për vetë faktin se shumë taksa doganore kanë nisur të reduktohen. Vitin e ardhshëm pritet që të vijojë reduktimi i tarifave me Organizatën Botërore të Tregtisë, apo në bazë të marrëveshjeve të tjera që vendi ynë ka nënshkruar me Bashkimin Evropian. Të ardhurat nga taksat doganore do të vazhdojnë trendin rënës të tyre për periudhën 2009-2011, si rezultat i reduktimit të niveleve të tarifës doganore nga zbatimin e angazhimeve tarifore të ndërmarra në Marrëveshjen e Ndërmjetme BE-Shqipëri, OBT, CEFTA, MTL me Turqinë. Reduktimet e këtyre tarifave me OBT-në do të jenë deri në vitin 2009 dhe reduktimet thelbësore të MTL me BE-në, CEFTA-n dhe me Turqinë do të jenë më drastike gjatë 2008-201113. Kështu, për vitin 2009 janë parashikuar nga Financat të mblidhen 6124 milionë lekë, ose 35 për qind më pak se parashikimi për vitin 2008. Për periudhën 2010-2011 parashikimet janë respektivisht 5600 milionë lekë, 6080 milionë lekë dhe 6611 milionë lekë. Këto parashikime janë bazuar, përveç se në efektet e reduktimeve tarifore, edhe në ecurinë historike të të ardhurave nga taksa doganore në raport me importet dhe në parashikimin e importeve për periudhën në fjalë, që pritet të ndikohet nga këto politika liberalizuese tarifore.
14 Korrik 2009