“Boom-i Ekonomik”, kjo ëndërr e largët!
ADRIANA CIVICI
Sa mirë do të ishte që në vend të përrallës së një nate dimri për Shqipërinë fanar ndriçues në Evropë , e pse jo dhe në botë, kryeministri të kishte kurajën dhe guximin t’i pranonte shqiptarëve, se me gjithë përpjekjet e mëdha, euforia e tij e radhës që mban emrin “Shqipëria me “Boom Ekonomik””, nuk mund të mbulojë paaftësinë dhe qeverisjen e tij në ngërç dhe korruptive.
Në fakt, në momentin që ma zuri veshi këtë frazë, e s’kish si të shpëtoja pasi çdo edicion lajmesh ishte kapur tashmë nga boom-i (lexo bëma), jo vetëm si ekonomiste e aq më tepër me përgjegjshmërinë e personit politik, por edhe thjeshtë si qytetare vura në dyshim njohuritë në këtë fushë. Menjëherë hapa fjalorin enciklopedik ekonomik dhe rilexova shpjegimin e konceptit “”Boom Ekonomik”” shumë familjar dhe të përshtatshëm për ekonominë e dragonjve të Azisë, për Kinën që ka thithur një pjesë galopante të investimeve të huaja, për shifrën e lartë të punësimit, për marrëdhëniet marramendëse të tregtisë së jashtme me pjesën tjetër të botës, për shifrat e larta të kapacitetit prodhues, etj., etj.
E përfitoj nga rasti të përsëris këtë shpjegim për të parë të gjithë së bashku se çdo të thotë “”Boom Ekonomik””, nocion që çdokush e mëson që në shkollë të mesme.
”Boom Ekonomik”” do të thotë kur punësimi të jetë aq i lartë sa të kompensojë rritjen e çmimeve dhe të mbajë nën kontroll inflacionin, dhe jo siç ndodh në Shqipërinë e 2008-ës, ku papunësia dhe varfëria janë në nivelin 30%, ku varfëria po thellohet dhe mbi 60% e popullsisë jetojnë me vetëm 2 dollarë në ditë, dhe jo kur inflacioni është më i lartë se kurrë më parë, më shumë se 5%, e po ta analizojmë më në detaje vetëm inflacioni i ushqimeve ka arritur 13%, ku çmimet sot shqiptarëve ua kanë shtrenjtuar jetesën, duke paguar mbi 39% më shumë se një vit më parë, e kur në këtë buxhet vetëm ushqimet zënë prej muajsh mbi 70% të shpenzimeve.
“”Boom Ekonomik”” do të thotë kur shpenzimet qeveritare, investimet dhe rritja e eksporteve të mund të plotësojnë kërkesën për mallra dhe shërbime të popullatës, dhe jo si në Shqipëri, ku shpenzimet qeveritare kanë rritur borxhin në kurriz të qytetarëve për shkak të deficitit të madh me 8% të PBB-së, jo kur ky borxh i madh është sa 75% e investimeve publike, jo kur eksportet shqiptare janë primitive, të pakonkurrueshme në tregjet e huaja, aspak potencial për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e shqiptarëve, jo kur eksportet për frymë janë më të ulëtat në rajon, jo kur eksportet “made in Albania”, me gjithë rritjen, përbëjnë vetëm 8% të totalit të eksporteve, dhe këto të fundit arrijnë të mbulojnë vetëm 26% të importeve aq shumë të rritura e të dëshiruara për mjedisin tonë ekonomik, jo kur investimet publike deri në gjysmë të vitit janë realizuar vetëm 26%, jo kur deficiti tregtar prej 15 miliardë lekësh vetëm për gjashtë muaj, s’po ndal thellimin me tendencë të tillë të fortë dhe për shumë kohë duke kërcënuar dhunshëm stabilitetin makroekonomik, jo kur deficiti tregtar është burimi kryesor i shtrenjtimit të jetës në vend, dhe së fundi kur ky tregues makroekonomik financohet për mëse 40% nga transfertat e emigrantëve dhe jo nga rritja ekonomike dhe zhvillimi.
“”Boom Ekonomik”” do të thotë kur tregu i punës të jetë aq i zhvilluar sa rritja e kapacitetit prodhues dhe të ardhurat reale për frymë të rriten në mënyrë shumë të shpejtë, aq sa t’i përgjigjen kërkesës kombëtare për punësim, dhe jo kur ekonomia shqiptare të mbizotërohet nga produktiviteti i ulët, nga bujqësia primitive dhe e prapambetur, nga informaliteti i lartë prej 50%, nga monopolet dhe korrupsioni 37%.
“Boom Ekonomik” do të thotë kur industritë dhe prodhimi vendas të jenë burimi kryesor i të ardhurave qeveritare, duke përmirësuar financat publike dhe jo arbitrariteti i pandalshëm ndaj biznesit vendas, jo kur investimet e ulëta qeveritare kanë lënë shqiptarët pa ujë, pa drita, me një çmim të papërballueshëm të energjisë elektrike, që po arrin nivelin e 40%, situatë që jo vetëm po rëndon tejet jetën e përditshme brenda vendit, por ç’është më e keqja po konsolidon një mjedis aspak atraktiv për investitorët e huaj!
“Boom Ekonomik” do të thotë kur të ardhurat buxhetore të rriten nga forcimi dhe miradministrimi tatimor e doganor, dhe jo të gjenerojnë thjeshtë nga çmimet e larta që importojmë bashkë me volumin e karburanteve, ushqimeve, drithërave e energjisë.
“Boom Ekonomik” nuk do të thotë taksa lokale të rritura dy e trefish që varfërojnë konsumatorin e mbi të gjitha cenojnë ekzistencën e sektorëve deri dje me kontribut kryesor në PBB siç është ai i ndërtimit, po që sot ndihen shumë-shumë të kërcënuar e që rrugë të vetme kanë ose mbylljen e aktivitetit ose rritjen e çmimeve të ndërtimeve, pasi koston e prodhimit e kanë të papërballueshme, nga çmimet e boom-it të referencës, nga procedurat tatimore të boom-it, nga pagesat referencë etj., etj.
Nocionet e “Boom-it Ekonomik”, apo të zhvillimit dhe jo korrupsionit, mirëqenies së lartë të popullatës dhe jo varfërimit, të politikave të suksesshme ekonomike dhe fiskale, të pozicionit të mirë tregtar dhe financiar, nuk mund të ngatërrohen thjeshtë me nënshkrimin e protokollit në NATO, çka është pozitive dhe e mirë për të gjithë, por ja që janë gjëra të ndryshme dhe të pamjaftueshme për t’u ndjerë plotësisht i vetëkënaqur, e aq më tepër të pretendosh t’u mbushësh mendjen shqiptarëve për këtë përrallë apo ëndërr të largët.