Raporti për 2007, Kuvendi shmang akuzat për Sollakun
Kuvendi pritet ta vlerësojë punën e kryer nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme gjatë kohës që në krye të këtij institucioni ishte Theodhori Sollaku.
BLEDAR HOTI
Edhe pse maxhoranca e shkarkoi disa muaj më parë me komision hetimor, puna e tij e realizuar në vitin 2007 është vlerësuar nga ana e komisionit parlamentar të Ligjeve. Në raportin përfundimtar të hartuar nga ana e kryekomisionerit Fatos Beja nuk jepet ndonjë vlerësim negativ për punën e kryer nga Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2007, e cila deri në muajin nëntor është drejtuar nga ana e Theodhori Sollakut. “Komisioni theksoi nevojën e angazhimit maksimal të Prokurorisë së Përgjithshme për realizimin e prioriteteve të pasqyruara në raport, si dhe ofroi mbështetjen e plotë ligjore dhe infrastrukturore për mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e veprimtarisë së institucionit të Prokurorisë”, thuhet në letrën zyrtare të komisionit të Ligjeve. Komisioni i Ligjeve e ka paraqitur prezantimin e kryer nga kryeprokurorja Ina Rama për punën gjatë vitit 2007, në një raport dhe jo në një projektrezolutë, e cila duhet të votohet nga ana e Kuvendit. Në bazë të nenit 103 të Kuvendit, pika dy kryetari i Kuvendit u kërkon dërgimin me shkrim të institucioneve përkatëse, të paktën dy javë para datës së caktuar për t’u mbajtur në seancë plenare. Pas paraqitjes së tyre, kryetari ia dërgon komisionit përkatës për shqyrtim. “Komisioni organizon seancë dëgjimore për shqyrtimin e raportit dhe në përfundim të diskutimeve harton një projektrezolutë të vlerësimit të punës së institucionit dhe ia paraqet atë seancës plenare”, thuhet në pikën dy të nenit 103. Por kryekomisioneri Beja nuk e ka paraqitur dokumentin për votim në formën e projektrezolutës, por në formën e raportit të seancës dëgjimore, duke shmangur vlerësimet pozitive apo negative për punën e organit qendror të akuzës shqiptare, e cila gjatë asaj periudhe drejtohej nga ana e Theodhori Sollakut. Ndoshta, maxhoranca ka dashur të shmangë përplasjet me opozitën, në lidhje me punën e kryer nga Sollaku gjatë vitit 2007. Në këtë material pasqyrohej ajo çfarë ndodhi në seancën dëgjimore të komisionit të Ligjeve më datën 26 qershor, por nuk jepeshin vlerësimet, të cilat janë të detyrueshme në nenin 103 të Rregullores së Kuvendit. Në seancën e sotme parlamentare pritet që të zhvillohet debati mbi raportin e Prokurorisë së Përgjithshme mbi punën e kryer nga pozita dhe opozita. Shqyrtimi i këtij raporti ishte parashikuar në seancën e së enjtes, por që u ndërpre për shkak të bllokimit të punimeve parlamentare.