Koplik, shpronësimet mbajnë peng punimet e ujësjellësit
KOPLIK - Çështja e shpronësimeve bllokon punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Koplikut.
Problemi i pazgjidhur mes shtetit dhe 36 familjeve në fshatin Reç të Malësisë së Madhe i ka detyruar ato të mos lejojnë vazhdimin e punimeve. Prej një viti banorët kërkojnë t'u sqarohen të gjitha pikat e shpronësimit të pronave të tyre dhe më pas të lejojnë investimin. Janë rreth 4 kilometra, të cilat duhet të bëjnë lidhjen mes rezervuarit të ujit të pijshëm me tubacionet që do ta çojnë ujin e pijshëm deri në Koplik. Por deri tani nuk është gjetur zgjidhja me banorët që jetojnë në këtë segment dhe pasojat janë të rënda: ndërtimi i ujësjellësit të Koplikut, investimi më i madh në këtë zonë që do të sigurojë furnizimin normal me ujë të pijshëm, është ndërprerë. Në bisedime me banorët kanë hyrë jo vetëm zyrtarë të lartë nga Tirana dhe Malësia e Madhe, por edhe përfaqësues të firmës austriake që po realizon punimet. Kryetari i Bashkisë së Koplikut, Ramadan Lika, në lidhje me këtë situatë, u bën thirrje banorëve që të mendojnë për problemet që po krijohen. "Duhet të na ndihmojnë në këtë situatë të krijuar. Ky investim është më se jetik për qytetin e Koplikut", tha ai. Pasojë e kësaj mosmarrëveshjeje mes shtetit dhe banorëve është mosfurnizimi me ujë të pijshëm i banorëve të Koplikut dhe zonave rreth tij. Rreth 12 mijë banorë në këto ditë të nxehta vere nuk kanë më shumë se dy orë ujë gjatë 24 orëve. Por ka dhe raste të tjera, kur uji nuk shkon në banesat e qytetarëve për ditë të tëra. Një vit më parë me shumë ceremoni u bë nisja e punimeve për ujësjellësin e Rrjollit, i cili do të zgjidhte problemin e ujit të pijshëm në Koplik një herë e mirë. Të pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve ishin kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli dhe ministri Sokol Olldashi. Ky investim, ndër më të rëndësishmit për zonën e Koplikut, është investim i qeverisë austriake me një fond prej 1 milion e 390 mijë euro, fond i dhënë ndërmjet Kooperacionit austriak të zhvillimit. r.d