Aksidenti, mbytet në kanal shoferi
Një aksident tragjik u shënua paraditen e djeshme në rrugën nacionale Lushnjë-Fier.
LUSHNJE / MAJLINDA RAMA
Makina me 4 vetë brenda ra në një kanal me ujë, prej nga drejtuesi nuk mundi të dalë i gjallë. Humbja e ndjenjave dhe bllokimi i dyerve nga presioni i ujit e kanë bërë të pamundur nxjerrjen, ndërsa kanë shpëtuar dy fëmijët dhe bashkëshortja e tij.
Ngjarja ku humbi jetën Gëzim Xhindole, 60 vjeç ndodhi në vendin e quajtur "Ura e Nasit". Rreth orës 11:00, para automjetit "Mercedes Benz" me targa LU 9505 B, i drejtuar prej Xhindoles, ku udhëtonin edhe familjarët e tij, ka dalë një motoçikletë. Për të shmangur përplasjen me drejtuesin e saj, shoferi ka devijuar makinën, çka ka bërë që të përfundojë në kanalin në anë të rrugës. Mes ulërimave dhe britmave familjarët të ndodhur në brendësi të automjetit që po zhytej dalëngadalë kanë kërkuar ndihmë. Zërat e tyre janë dëgjuar prej disa banorëve të zonës aty pranë, të cilët kanë shkuar për t'u dhënë ndihmë. "Fillimisht dëgjuam zhurmën e një përplasjeje të fortë dhe më vonë u shoqërua me të bërtitura. Në një farë mënyrë u bëmë kureshtarë nga përplasja dhe iu afruam vendit të ngjarjes pak para se të fillonim të kërkonin ndihmë dhe për pak çaste ne u gjendëm fare pranë. Ishin të mbyllura të gjitha dyert e makinës dhe qe e pamundur t'i nxirrje të gjithë personat pa i shqyer më përpara ato", pohoi Vasfiu, një ndër të parët dëshmitarë që u ka ardhur në ndihmë të aksidentuarve. "Dy burra morën leva për të shqyer dyert pasi presioni i madh i ujit nuk lejonte hapjen. U zhytëm pothuajse plotësisht në ujë derisa arritëm të hapim dyert e pasme të makinës. Tre familjarët arritën të dalin pasi nuk kishin pësuar asnjë frakturë, por fatkeqësisht shoferi nuk arriti të dilte pasi ishte goditur në kokë dhe kishte humbur ndjenjat. Kjo goditje bëri që ai të mos lëvizte dot duke u mbytur brenda në automjet", tregoi ai. Mësohet që kanë qenë po këta banorë që lajmëruan policinë, e cila është nisur menjëherë për në vendngjarje. Por edhe pas arritjes së saj ka qenë e pamundur nxjerrja e trupit të 60-vjeçarit nga makina. Deformimi i derës së shoferit për shkak të përplasjes e ka eliminuar mundësinë e hapjes së saj. Automjeti i fundosur është nxjerrë pas rreth dy orësh në sipërfaqe me anë të një vinçi. Vetëm atëherë është bërë e mundur nxjerrja nga automjeti e Xhindoles. Trupi i tij është dërguar për në morgun e qytetit të Fierit. Burime policore bëjnë të ditur paraprakisht se shkak i vdekjes së 60-vjeçarit ka qenë mbytja, por përfundimi do të dalë pas autopsisë që pritet t'i kryhet. Ndërkohë që mësohet se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e të gjitha detajeve të aksidentit.