Bora Ndoja apel në News24: Kërkoj eshtrat e vëllait
TIRANE- Lajmi i gjetjes së varrezës masive të viktimave nga pushkatimet e regjimit komunist në afërsi të Dajtit ka ringjallur shpresat e mjaft familjarëve të të vrarëve nga regjimi, për gjetjen e eshtrave. Bora Ndoja, e motra e Tom Ndojës, i pushkatuar abshkë me Sokol Sokolin pas revoltës në burgun e Qafës së Barit, ka denoncuar për neës24 rastin ndërsa mendon se mes eshtrave të gjetura në varrin masiv mund të jenë edhe ato cka kanë mbetur nga i vëllai i pushkatuar në vitin 1984. “Unë kërkoj vëllain tim Tom Ndoja i cili është pushkatuar në revoltën e Qafës së Barit në vitin 1984 . Ishte i dënuar me 25 vjet, u bë greva në burg dhe pushkatuan. Ne nuk dimë gjë për varrin e tij, kemi kërkuar ngado por nuk e kemi gjetur. Tani u fol për këtë varrin në dajt dhe shpresojmë mos është edhe ai në atë varr ” tregon Bora Ndoja. Gjatë revoltave pati 20 të vdekur nga të burgosurit, shumica e të cilëve vdiqën prej torturave dhe mungesës së trajtimit mjekësor gjatë transportimit nga Qafa e Barit për në spitalin e Fushë Arrëzit. Bora Ndoja ndonëse ka trokitur në shumë dyer, ende sot nuk ka mundur të mësojë për vendin ku prehet trupi i tij. 19 skeletet dhe kafka e gjetur gjatë paradites së të hënës në Qerret të Dajtit nga një person i cili kërkonte për eshtrat e babait të ekzekutuar, ndodhen në morgun e Tiranës ku po i nënshtrohen ekzaminimeve për identifikimin e tyre. (e.n/News24/BalkanWeb)