E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, grabitet skafi në port, dëmtohet një tjetër

VLORE- Një skaf me një gjatësi rreth 5 metra është grabitur në portin e Vlorës, ndërsa një tjetër pranë tij është dëmtuar nge persona të paidentifikuar kur në kalatën e skafit nuk ndodhej njeri. Skafi i vjedhur funksiononte për shërbime portuale, ndërsa skafi pranë tij i dëmtuar, sipas burimeve policore në tentativë për tu vjedhur shërbente për peshkim. Burime nga autoritet portuale bëjnë të ditur se gjatë kohës që nuk ka tragete, në kalatë nuk ka as shërbime policore. Dyshimet për shkakun e vjedhjes janë se mjeti lundrues mund të përdoret me qëllim transportin e lëndëve narkotike. (e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›