E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA për sanksione të menjëhershme kundër Iranit

SHBA-ja dëshiron që OKB-ja të miratojë brenda javësh, e jo brenda muajve, rezolutën e re, me të cilën do të hapet shtegu për sanksione të reja kundër Iranit, për shkak të programit bërthamor të Teheranit, ka theksuar sot Pentagoni.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates, ka zhvilluar biseda telefonike me udhëheqësit e Turqisë, Italisë dhe Francës, për nevojën urgjente për të lëvizur sa më shpejtë përpara procesin e sanksioneve, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Geoff Morrell.

I pyetur se sa shpejtë mund të imponohen sanksionet, Morell tha se Gates, i cili ka qëndruar për vizitë në Paris, beson se kjo mund të ndodhë brenda disa javësh, e jo muajsh.

Në intervistën dhënë Fox News, Gates tha:”Është ky gjithmonë një proces i negociatave dhe ne jemi në fillim të këtij procesi. Mendoj se do të kalojë një periudhë kohore, do të thosha javë, jo muaj, për të parë se a mund të sigurojmë një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

I pyetur se çka do të ndodhë, nëse Kina apo ndonjë shtet tjetër kundërshtojnë rezolutën, Gates tha:”E tëra që mund të them se ishin të suksesshme përpjekjet tona për të siguruar disa rezoluta të OKB-së. Jam optimist se do të jemi sërish të suksesshëm”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›