Juncker i kënaqur me Greqinë: Të hënën merren vendimet
BRUKSEL - Kreu i Eurogrup Jean Claude Juncker u shpreh sot i kënaqur për përparimin që ka bërë Greqia ditët e fundit.
Pas telekonferëncës së zhvilluar sot mes 17 ministrave të Eurozonës, kreu i Eurogrup tha se megjithatë para së hënës nuk do të merret ndonjë vendim për Greqinë.
“Greqia ka bërë "përparim thelbësor" për të bindur vendet e eurozonës se duhet të marrë fonde të reja ndihme, por ka të ngjarë që asnjë vendim të mos merret deri të hënën”, deklaroi Juncker.
Ai sqaroi se Eurogrup ka marrë sot garanci të forta të ofruara nga liderët e dy partive të koalicionit në qeverinë greke për vazhdimësinë e zbatimit të masave.
Trojka paraqiti analizën e saj për qëndrueshmërinë e borxhit publik të Greqisë dhe negociatat teknike midis Greqisë dhe Trojkës kanë çuar në identifikimin e masave të nevojshme për sigurimin e 325 mln Euro kursime shtesë.
Në përfundim, Juncker deklaroi bindjen e tij se “Eurogroup do të jetë në gjendje të marrë të gjitha vendimet e nevojshme të hënën 20 shkurt".
Eurogrup duhet të miratojë sa më shpejt marrëveshjen për Greqinë, sepse vendi në mes të marsit duhet të paguajë këstin e huasë, pa harruar edhe pagat e pensionet, në të kundërt falimentimi është shumë pranë.