Bora dhe akulli “murosin” veriun dhe verilindjen

Në Qarkun e Shkodrës, ka sasi të mëdha bore në zonat malore deri në 50 centimetra. Në këtë zonë, temperaturat regjistrohen sot deri në -9 gradë.
Qarkullimi automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Të bllokuara janë aksi rrugor Shkodër- Dukagjin. Në rrethin e Malësisë së Madhe mbetet i bllokuar aksi Tamare- Vermosh, po kështu vazhdon të mbetet i bllokuar aksi rrugor Bogë- Qafë Thore.
E njëjta situatë është edhe në Qarkun e Pukës, ku dëbora në shumë zona është rreth 30 cm. Në zonën e Dibrës, janë të bllokuara rrugët kryesore si dhe një sërë komunash, si Lura Trebishti, Ostreni, etj. Në Kukës, të bllokuara janë komunat Kalis, Arrën, Zapod, Shishtavec, Topojan, Grykë-Çajë si dhe dhjetëra fshatra të tjerë të komunave Lekbibaj, Margegaj, Fierzë, Ujmisht, Surroj, Fajza, Golaj etj.
Edhe në rajonin juglindor, qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë për shkak të pranisë të madhe të akullit nëpër rrugë, ku më shumë vështirësi haset në aksin rrugor Korçë- Ersekë.
Në rajonin e Librazhdit, raportohen të bllokuara akset Librazhd-Stëblevë-Dibër, Librazhd-Qarrishtë, Polis Mirakë-Sopot, Rajcë-Bardhaj, Qukës –Stravaj. /Start/
2012-01-15 09:53