Tafaj paralajmëron reforma të thella në arsim

Në analizën vjetore, kreu i kësaj Ministrie Myqerem Tafaj, tha se gjatë këtij viti do të ndërmerren reforma intensive që nga zgjedhja e dekanëve, komisoni i drejtoreve në shkolla deri në ndryshimin e kurrikulave bazë të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.
“Këtë vit do të operohet intensivisht me qëllimin e vetëm: rritjen e cilësisë në shkolla dhe në universitete”, deklaroi Tafaj. Sipas tij, zgjedhjet për dekanët dhe rektorët e rinj do të bëhen në mesin e muajit shkurt dhe do të japin preferencat e tyre pedagogët edhe studentët. Ndërsa drejtorët e shkollave do të zgjidhen nga komisioni i posaçëm i përbërë nga mësues dhe ekspertë të arsimit.
Një nga pikat kyçe të ndryshimeve që pritet të bëhen këtë vit është ajo e ndërhyrjeve në përmbajtjen të lëndëve, kryesisht matematikës për ta thjeshtësuar më tej duke ndjekur modelet e kurikulave të vendeve evropiane.
"Kandidatët për studentë në vështirësi ekonomike, do të mund të marrin kredi studentore për të mbyllur vitet e universitetit me të drejtën e rikthimit të parave të shtetit vetëm kur të ketë filluar një punë. Shteti do t‘i mbështesë ata me kredi studentore. Sistem që aplikohet për herë të parë në vendin tonë, si pjesë e reformës së financimit të institucioneve të arsimit të lartë", tha ai.
Të gjitha reformat e ndërmarra për këtë vit bashkë me rikonstruksionin e objekteve arsimore dhe ndërtimin e dy shkollave te reja profesionale sipas Ministrit te Arsimit synojnë arritjen e një ndër sfidave kryesore të kësaj ministrie rritjen e cilësisë në arsim. Por këtë vit një rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe aktiviteteve të ndryshme në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë. /Start/
2012-01-15 16:00