Tetë shkolla të reja në Tiranë

Bashkia e kryeqytetit ka gati projektet e posaçme, teksa zbatimi i tyre do të nisë nga muaji qershor.
Tashmë terrenet janë gjetur dhe me ndërtimin e këtyre shkollave do të marrë fund edhe procesi mësimor me dy turne. Drejtori i Ndërmarrjes nr.3 Alfons Muça tha se janë planifikuar të ndërtohen rreth 8 shkolla të reja në Tiranë, në njësitë bashkiake nr. 1, 2, 6, 8, 9 dhe 11.
Sipas tij do të bëhen ndërhyrje dhe në 5 shkolla 9- vjeçare. Rikonstruksion të plotë do të ketë edhe në dhjetë kopshte e 7 çerdhe. Po ashtu, bashkia ka bërë publike se do t’i jepet përparësi edhe sistemit të ngrohjes në godinat shkollore.
Sipas përfaqësuesve të bashkisë, mendohet që në të paktën 90% e shkollave në kryeqytet, të këtë ngrohje. Drejtoria nr. 3 e Bashkisë, merret me administrimin e 150 objekteve parashkollore, shkollore, godinave publike dhe qendrave sociale në 11 minibashkitë e kryeqytetit. /Start/
2012-01-15 11:43