E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër ditë ndërprerje energjie në shumë zona

Në njoftimin e saj tashmë rutinë, CEZ Shpërndarje bën me dije se do të kryhen punime në rrjetin e shpërndarjes së energjisë. Kështu, ndërprerje do të ketë në Bashkinë e Korçës dhe në disa komuna, nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

 Edhe në qytetin e Laçit dhe në disa fshatra do të ketë ndërprerje të alternuara të energjisë, kryesisht në oraret e sipërcituara, për shkak të punimeve në nënstacionin Laç 1. Në rrethin e Shkodrës, përveç shumë lagjeve të qytetit, ndërprerje do të ketë edhe në disa komuna. Gjithashtu, edhe Bashkia e Rrëshenit, Rubikut dhe fshatrat Guri i Zi, Rragan, Juban, etj, do të kenë mungesë furnizimi me energji elektrike, kryesisht më datë 17 janar nga ora 10:00 deri në orën 13:00.

 Edhe Gjirokastra dhe disa komuna të saj do të mbeten pa energji elektrike, kryesisht më datë 20 janar, ku stakimet do të bëhen nga ora 10:00 deri në orën 13:00. Në Këlcyrë dhe disa komuna, ndërprerjet me të njëjtat orare do të bëhen gjatë datës 18 janar. CEZ Shpërndarje rikujton se këto punime janë të domosdoshme për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike./Start/
 

                                                                                             2012-01-15 10:44
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›