E Diel, 1 Nëntor 2026

Bora izolon verilindjen, bllokohen disa fshatra

Situata më problematike  paraqitet në rrethin e Matit, ku bora në komunën Macukull ka arritur në 60 centimetra. Rreth 2500 banorë të kësaj komune tashmë janë të bllokuar. Ndërkohë, reshjet e borës të rëna gjatë natës kanë shkaktuar probleme edhe në rrethin e Dibrës. Në shumë fshatra në këtë komunë mungon energjia elektrike që prej mesnatës së shkuar. Në disa komuna të këtij qarku, si në Maqellarë dhe Shupenzë dhe Kalaja e Dodës, trashësia e borës ka arritur në rreth 1 metër.Aksi rrugor Qafë Buall-Krastë, është i pa kalueshëm. Drejtoria e Emergjencave Civile po merr masa për të mbajtur situatën nën kontroll.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›