Plagoset shqiptari pas sherrit për një femër
Itali
Sherr mes shqiptarësh për një femër. Ngjarja ka ndodhur në Kuneo, Itali, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:30. Ka qenë policia e shtetit fqinj që ka bërë të ditur se ngjarja e ndodhur mund të jetë e lidhur me një çështje zemre, ose më mirë të thuhet për një konteshë të lidhur me dy burra. Emrat e dy personave të përfshirë në këtë ngjarje nuk janë bërë të ditur nga policia e shtetit fqinj. Media italiane ka bërë të ditur se ai që duhej të ishte veç një sqarim mes dy meshkujve, ka përfunduar me një përplasje me armë, me protagonistë dy shqiptarë, njëri prej të cilëve ka përfunduar i plagosur dhe është dërguar në spital. Ngjarja, e cila ende nuk është zbardhur plotësisht, siç duket nuk ka pasur të bëjë me kriminalitetin e zakonshëm, por në mes ka qenë një grua, me të cilën ishin lidhur dy shqiptarët dhe dy ditë më parë kishin lënë takim që të sqaroheshin. Siç bën të ditur policia, shqiptari i dyshuar për plagosjen kishte mbërritur në Kuneo së bashku me disa miq të tij, në bordin e një makine me cilindër të madh (fuoristradë) dhe kishte shkuar në lagjen Giolitti, ku kishte lënë dhe vendin e takimit. Dhe këtu kishte pritur dhe personin që ishte rivali i tij. Sapo ka zbritur nga makina, ai ka filluar të qëllojë me armë ndaj personave që ishin aty. I plagosuri është dërguar në spital, ku është mjekuar, ndërkohë që autori i dyshuar është larguar nga Kuneo, në drejtim të paditur. Policia është njoftuar në lidhje me këtë ngjarje dhe ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
#