Shkupi, plan për zgjidhjen e problemit të parkimeve
Katër prej këtyre garazheve do t’i ndërtojë Ndërmarrja Publike për Hapësira Afariste dhe Banesore, dy do t’i ndërtojë komuna Qendër dhe dy Qyteti i Shkupit. Toka e cila do të ndahet për ndërtimin e këtyre garazheve është në pronësinë e shtetit. Investimi i këtij projekti do të kushtojë nga 25-30 milionë euro. Një garazh të cilën do ta ndërtojë Qyteti i Shkupit, do të jetë afër stacionit policor “Beko”, kurse tjetra te stacioni i vjetër hekurudhor. Këto garazhe janë paraparë të kenë rreth 1 800 vende parkimi. Ndërsa garazhet të cilat do ti ndërtojë Ndërmarrja Publike për Hapësira Afariste dhe Banesore, do të jenë në anën e majtë dhe të djathtë të Shoqërisë aksionare Mepso, dhe do të kenë kapacitet për parkimin e 1 300 automjeteve. Komuna Qendër, do të ndërtojë garazhet afër Gjyqit dhe të “Nova Makedonia” e dikurshme, me rreth 800 vende parkimi. Me këtë projekt parashikohet të zgjidhet problem i parkingut për qytetarët e Shkupit.