Dëbora bllokon disa zona në veri të vendit

Dhjetëra fshatra në verilindje të vendit janë izoluar plotësisht nga bora që ka rënë gjatë ditëve të fundit.
Situata më problematike paraqitet në rrethin e Matit, ku bora në komunën Macukull ka arritur në 60 centimetra.
Ndërkohë, reshjet e borës të rëna gjatë natës kanë shkaktuar probleme edhe në rrethin e Dibrës. Në shumë fshatra në këtë komunë mungon energjia elektrike që prej mesnatës së shkuar. Në disa komuna të këtij qarku, si në Maqellarë dhe Shupenzë dhe Kalaja e Dodës, trashësia e borës ka arritur në rreth 1 metër.
Aksi rrugor Qafë Buall-Krastë, është i pa kalueshëm. Drejtoria e Emergjencave Civile po merr masa për të mbajtur situatën nën kontroll.