Abuzimet me cmimet, Panariti: Tregjet nën kontroll
TIRANË- Bashkia e Tiranës vijon inspektimet në tregjet e hapura, për të parandaluar abuzimet me cmimet në prag të festave të fundvitit. Nënkryetari i Bashkise Edmond Panariti, ndaloi sot për inspektim në tregun pranë sheshit ‘Avni Rustemi’.
“Do e ndjekim situatën në vazhdimësi, por tendenca duket pozitive, çmimet kanë stabilitet dhe ne jemi optimist që situatën do ta mbajmë në kontroll edhe në ditët që vijnë”- deklaroi Panariti.
Bashkia e Tiranës nënvizon se nuk do të lejojë rritjen abusive të çmimeve dhe do të marrë masa ndaj shkelësve. Duke kryer kontrolle në tregjet e ndryshme të kryeqytetit për të mos lejuar rritjen e çmimeve abuzive sidomos për festat e fundvitit.
(el.me/BalkanWeb)