Kursi i këmbimit, Fullani: Kujdes nga spekulantët, euro e qëndrueshme
Tiranë- Nuk është koha për të këmbyer valuta, duhet pasur kujdes ndaj lojërave të rrezikshme që artificialisht ndikojnë në shkëmbimet valutore. Kështu u shpreh guvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë, Ardjan Fullani, pas publikimëve të disa ditëve më parë nga ana e mediave për rënien e euros, duke bërë që shumë qytetarë shqiptarë të nxitonin për ta kthyer atë. Duke shtuar se përpara se të marrin një vendim qytetarët, fillimisht të konsultohen me ekspertët, pasi këto lojëra të rrezikshme nxiten nga spekulantët e tregut të shkëmbimëve valutore.
Në këto kohë, qytetarët, publiku të mos marrë pozicione. Nuk është koha për të marrë pozicione, nuk është koha për të këmbyer valuta thjesht sepse një lajm u kuptua në këtë mënyrë apo se një lajm do të sjellë një risi tjetër. Mendimi professional mbizotëron në këto tema - deklaroi Fullani.
Për të shpjeguar në mënyrë sa më transparente këto fenomene, ekspertët këshillojnë që qytetarët duhet të informohen nga bankat dhe specialistët e tyre.
Sipas studiuesve të pavarur të ekonomisë shqiptare mungojnë të dhënat se sa qytetarë kryen këmbime në një javë nga euro, nga ana e bankave. Sipas tyre fakti që kursi i këmbimit arriti të lëvizte, tregon se numri i të dëmtuarve dhe shumat e këmbimeve kanë qenë të konsiderueshme.
Madje sipas ekspertë të pavarur thirrjet e Bankës Qendrore për tu ruajtur nga spekullantët duhet të bëhen përpara se fenomeni të ndodhë, dhe nga ana e tyre vetë bankat e nivelit të dytë duhet tu shpjegojnë qytetarëve se përse nuk duhet ti bëjnë këmbimet në kohë spekulimesh.
Nga këmbimet e nxituara qytetarët humbin sasi të medha parash, pasi rendit drejt sportelëve për të këmbyer kryesisht tre monedhat kryesore, lekë, dollarë dhe euro.
Shkrime të tjera me interes:
- Greqi- Kriza e depozitave, grekët tërheqin 57 miliardë euro në dy vjet Greqi- Grekët vetëm brenda muajit tetor kanë tërhequr 6.8 miliardë...
- FMN: Kujdes me buxhetin! Berisha: Më i madhi në histori Tiranë- Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombetar vazhdojnë të shqyrtojnë çdo...
- Mbyllen varrezat! Po pjesët e këmbimit ku do ti blejmë? Tiranë Pronarët e varrezave të makinave i kanë shitur...