Kuvendi i Kosovës shpall të pavlefshëm referendumin serb
Kuvendi i Kosovës, përmes një deklarate të miratuar sot ka shpallur të paligjshëm referendumin e organizuar nga Serbia, në veri të Kosovës. Kjo deklaratë u miratua në kundërshtim të referendumit të serbëve mbajtur ditën e martë dhe të mërkurë, në katër komuna me shumicë serbe në veri të vendit.
Deklarata u miratua me 64 vota pro dhe 9 abstenim, ndërsa nuk kishte asnjë votë kundër. Me anë të kësaj deklarate, referendumi serb në veri shpallet i paligjshëm dhe jo-kushtetues.
Me referendumin që ka zënë vend në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, serbët e veriut synojnë të qartësojnë vullnetin e komunitetit të tyre për lejimin apo moslejimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në veri të vendit.