Bora paralizon lëvizjet, mjetet bllokohen në rrugë
• Bora e nisur papritur mbrëmjen e së hënës bllokoi të gjitha akset nacionale.
Drejtoritë e Rrugëve në Korçë, Elbasan, Kukës, Vlorë e Burrel janë gjendur të papërgatitura para uljes së shpejtë të temperaturave. Kjo ka sjellë pamundësinë e lëvizjes për disa orë gjatë natës, kryesisht në Qafë-Thanë, Qafë-Kërrabë, Qafë Mali apo në Llogara.
Të dhënat nga shtabi i emergjencës në Korçë pohuan dje se për shkak të shtresës prej 10 cm të dëborës në dy anët e Qafë-Thanës ajo u bllokua për 2 orë. Ajo lidh prefekturën e Korçës me atë të Elbasanit, ndaj në këtë pikë kanë dalë me urgjencë borëpastruese si dhe drejtuesit e pushtetit vendor dhe në orët e mëngjesit ajo u arrit të hapej, për të lejuar lëvizjen e mjeteve vetëm me anë të zinxhirëve. Veç këtij aksi, dëbora ka krijuar probleme dhe në rrugët nacionale që lidhin Korçën me Kolonjën si dhe Korçën me zonën e Prespës. Forca të shumta të Drejtorisë së Rrugëve u përqendruan dhe në segmentin Korçë-Kapshticë, për të evituar bllokimin e lëvizjeve me Greqinë. E vetmja rrugë e bllokuar nga bora që arriti 40 cm trashësi ishte ajo që lidh qytetin me komunën turistike të Dardhës. Reshjet e dëborës kanë bllokuar për 10 orë dhe Qafën e Llogarasë. Mjetet që lëviznin nga Vlora drejt Himarës e Sarandës kanë mbetur në rrugë, pa mundur të lëvizin më tej deri paraditen e djeshme, ndërsa trashësia e dëborës arriti 40 cm. Situata ka nisur të zhbllokohet vetëm në mesditë nga dy fadromave, të cilat mbërritën me vonesë në vend, për shkak të trafikut të krijuar përgjatë rrugës prej mjeteve të bllokuara, të cilat ishin dhe pa zinxhirë. Prefekti i Vlorës, Xhevahir Rexhepi ka inspektuar zonën, duke e cilësuar si një situatë të papritur dëborën, ndërsa kërkoi angazhimin e policisë rrugore për evitimin e aksidenteve. Në Peshkopi, përgjatë rrugëve nacionale dhe rurale u përqendruan mjete e forca, për të shmangur izolimin e tyre nga bora. Sipas drejtuesve të rrugëve nacionale rajonale Dibër është bërë kujdes që rruga nacionale të mbahet në gatishmëri që në orët e para të mëngjesit. Nga Qafa e Buallit e deri në Peshkopi trashësia e dëborës ishte mbi 25 cm, ndërkohë rruga është mbajtur e hapur vazhdimisht. Komunat me më shumë probleme ishin ato të Macukullit, Xibrit, Kala e Dodës, Lurë, Selishtë, Muhur, Ostren e Trebisht. Reshjet e dëborës kanë bllokuar zonat malore në Qarkun e Gjirokastrës. Komuna e Zagorisë e Komuna Frashër e Përmetit janë bllokuar përkohësisht si pasojë e trashësisë së dëborës së rënë gjatë dy ditëve të fundit. Burime nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës, pohojnë se uniformat blu në bashkëpunim me përfaqësues të kësaj komune, po punojnë intensivisht për lokalizimin e situatës së krijuar si rrjedhojë e kohës së keqe. Sipas shefit të Zyrës për Informim në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës Gentian Mullai, nuk është shënuar ndonjë rast emergjent gjatë 24 orëve të fundit pasi masat e marra nga ana e policisë ka qenë mjaft efektive dhe në kohë. Njëkohësisht në akset rrugore Gjirokastër-Tepelenë dhe Përmet janë përforcuar shërbimet e policisë rrugore, për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve të mundshme si pasojë e motit të keq. Reshjet e dëborës dhe të shiut kanë bërë që situata në Qarkun e Shkodrës të konsiderohet me probleme. Rrugët e zonave të thella, si Dukagjin e Vermosh janë bllokuar, ndërsa kërkohet patjetër përdorimi i zinxhirëve nga drejtuesit e mjeteve motorike. Zona e Selcës dhe Lepushkës në Komunën e Kelmendit janë të bllokuara. Po kështu, në vështirësi të mëdha është dhe rruga për në Theth dhe Qafë Mali në Pukë. Ndërsa në rrethin e Mirditës si rezultat i reshjeve të dendur të dëborës aksi rrugor Mirditë–Kukës është bërë i vështirë në kalim, pasi trashësia e saj i kalon 30 cm.
Rrëshqet dheu, rrezikohen 20 shtëpi
LUSHNJE - Rreth 20 shtëpi në fshatin Allprenaj në Lushnjë rrezikojnë shembjen pas rrëshqitjes së dheut. Reshjet e dy ditëve të fundit rrezikojnë banesat e tyre duke e bërë nga dita në ditë më të vështirë jetën e banorëve. Ata tregojnë se janë tepër të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmë të menjëhershme për zgjidhjen e problemit. “Çdo ditë e më shumë na shtohet frika se mos na zënë poshtë shtëpitë. Sa herë bie shi dalim jashtë për të parë nga rrjedhin ujërat që vijnë nga kodra, dhe jemi të tmerruar nga ideja se ndonjë masiv dheu mund të na groposë. Në të gjitha shtëpitë e fshatit vihen re plasaritje dhe të çara, duke i bërë në të shumtën e rasteve të pabanueshme”. Me këto fjalë disa banorë të kësaj zone, të cilët qëndrojnë jashtë banesave të tyre tregojnë se kanë më shumë se 7 vjet që përballen me vështirësitë e një jete në të tilla kushte. Shefi i emergjencave pranë prefekturës Lushnjë, Trifon Laska ka deklaruar se ky institucion është në dijeni për problemin, por deri tani nuk janë gjetur dot fondet e nevojshme për të siguruar një tjetër vend strehimi për banorët. m.r
Qyteti i Fierit pa drita
Shirat e rrëmbyeshëm kanë lënë pa energji elektrike më shumë se gjysmën e qytetit të Fierit. Amortizimi total i rrjetit elektrik ka bërë që pikat e para të shiut të ndikojnë negativisht në furnizimin me energji elektrike. Ka pothuajse dy ditë që më shumë se 30 mijë banorë kanë mbetur pa drita. “Nuk e marrim vesh se çfarë bëhet dhe nuk duam të dimë nëse ka defekte apo amortizim. Ne jemi pagues të rregullt të faturave mujore dhe kjo na jep të drejtën që sipas kontratës të furnizohemi 24 orë me energji. Nuk është hera e parë që sapo fillojnë reshjet, energjia ndërpritet dhe defektet janë të paevitueshme”, shprehen ata. Kreu i filialit të KESH në Fier, Arqile Kume tha dje se janë marrë të gjitha masat për përballimin e defektit dhe riparimin në kohë të transformatorëve që kanë pësuar avari, por rrjeti tejet i amortizuar i shpërndarjes së energjisë në të gjithë Fierin shkakton defektet e shpeshta. m.r