Ministria, ja akset ku mund të qarkullohet me zinxhirë
• Prej disa ditësh i gjithë vendi është përfshirë nga reshje të dendura bore dhe shiu. Në shumë akse rrugore qarkullimi i automjeteve kryhet me vështirësi.
Ministria e Transporteve ka publikuar dje të gjitha akset rrugore në të cilat është e mundur të udhëtohet dhe ku jo. Situata është më kritike në zonat veriore të vendit. Në Qarkun e Shkodrës kanë filluar reshjet e borës, të cilat kanë zbritur deri në qytetin e Shkodrës. Sipas ministrisë, rrugët janë të kalueshme me zinxhirë. Në aksin rrugor Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë në vendin e quajtur Ars Miliska ka rrëshqitje të trupit të rrugës në një gjatësi rreth 30 m/linear. Nga ana e firmës kontraktore janë dërguar 3 fadroma që po punojnë për të bërë të mundur qarkullimin në drejtim të Fierzës. Vështirësi ka pasur edhe në Qarkun e Lezhës, ku ka pasur reshje shiu dhe bore shoqëruar me inerte dhe dhera në disa akse. Edhe në Qarkun e Dibrës – ka pasur dhe vazhdojnë të bien reshjet e borës në të gjithë qarkun. Ndërkohë që po vazhdon puna me borëpastruese për pastrimin e rrugëve nga bora. Gjendja e rrugëve është e kalueshme me zinxhirë, edhe pse sasia e borës në zonën e Burrelit – Maqellarës është 20 cm, Bulqizë 20 cm dhe Burrel 10 cm. Rrugët janë pastruar dhe po vazhdojnë të pastrohen. E njëjta situatë paraqitet edhe në Qarkun e Kukësit, ku ka pasur rrëshqitje inertesh dhe dherash në disa akse, por nuk ka problem me qarkullimin e mjeteve.
Akset rrugore
• Në Kërrabë ka patur reshje bore, por rruga është e lirë për kalimin e mjeteve me zinxhirë. Në km 29 aktualisht qarkullimi i automjeteve bëhet me vështirësi dhe vetëm me zinxhirë.
• Korçë rrugët janë të kalueshme me zinxhirë përveç rrugës së Dardhës, ku si pasojë e reshjeve të shumta dhe temperaturave të ulëta nuk mund të kalohet.
• Vlorë në aksin e Llogorasë mjetet kalojnë me vështirësi dhe me zinxhirë.
• Fier, Berat, Gjirokastër dhe Durrës ka reshje shiu, por nuk ka probleme për qarkullimin e automjeteve.
• Shkodër, në aksin rrugor Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë në vendin e quajtur Ars Miliska ka rrëshqitje të trupit të rrugës në një gjatësi rreth 30 m/linear.
• Lezhë ka pasur reshje shiu dhe bore shoqëruar me inerte dhe dhera në disa akse.
• Dibër gjëndja e rrugëve është e kalueshme me zinxhirë edhe pse sasia e borës në zonën e Burrelit – Maqellarës është 20cm, Bulqizë 20cm dhe Burrel 10cm.
• Kukës ka patur shëmbje dhe rrëshqitje pothuaj në te gjithë akset si Kukës-Krumë, Bajram Curri- Fierzë. Nuk ka problem me qarkullimin e mjeteve.