Gurët në tëmth, si të shmangësh krizat nëpërmjet ushqimit
• Mbipesha dhe abuzimi me regjimin ushqimor janë dy faktorë risku që ndikojnë në shfaqjen e gurëve në tëmth.
AIDA MALAJ
Madje përdorimi i disa ushqimeve të caktuara, mund të provokojë kriza te personat që vuajnë nga kjo patologji. Në një intervistë për “Panorama” mjekja gastro-hepatologe Albana Duni, shpjegon se cilat janë ushqimet që dëmtojnë të sëmurët me gurë në tëmth dhe cilat janë të mira për këtë kontingjent të sëmurësh:
Doktoreshë është e vërtetë që mbipesha përbën një faktor risku për shfaqjen e gurëve në tëmth?
Po. Mbipesha përbën një faktor rreziku për shfaqjen e këtyre problemeve si pasojë e sekretimit të shtuar të kolesterolit. Kjo bën që këto probleme të hasen më shpesh në personat që kanë probleme me mbipeshën, se në ato me peshë normale.
Po regjimi ushqimor ndikon në shfaqjen e kësaj sëmundjeje?
Po. Ka disa ushqime që ndikojnë në shfaqjen e gurëve në tëmth, madje disa prej tyre ndikojnë në shfaqjen e krizave (kolikave) të gurëve.
Cilat ushqime duhen mënjanur nga ky kontingjent i sëmurësh?
Kryesisht ushqimet me yndyrë dhe pijet alkoolike. Më konkretisht rekomandohet të reduktohet në maksimum konsumimi i: vezëve, mishit të derrit, të qengjit, pastërmasë, mishi i shpendëve, kafeja, agrumet, qepa, qumështi me përmbajtje të lartë yndyrash, çokollata, çaji i zi, alkooli dhe frutat e thata si: kikirikët, bajamet, arrat, etj. Në mënyrë kategorike duhen eliminuar pijet me gaz, sepse shpesh mund të bëhen shkak për lëvizjen e gurëve dhe shpërthimin e krizave. Përveç kujdesit në meny, duhen ndryshuar apo modifikuar dhe regjimi. Kështu rekomandohen të hani sasi të vogla ushqimi gjatë ditës, dhe të eliminoni ndonjë vakt të rëndë sidomos në darkë.
Çfarë ushqimesh mund të konsumohen?
Rekomandohet që të konsumohen sa më shumë ushqime me fibra. Këto gjenden në shumë zarzavate, por sidomos te kastraveci. Mjaft të mira janë fruta të ndryshme si: rrushi dhe lëngu i freskët i tij, molla, pjeshka, limoni, qitroja, dardha, kumbulla, pjepri, luleshtrydhja, arra kokosi, hudhra, etj. Shumë me rëndësi do të ishte edhe konsumimi i sasive të mëdha të lëngjeve, qoftë dhe thjesht ujë. Rekomandohet që të përdoret shumë vaji i ullirit, sepse është mjaft i mirë dhe përmban yndyrna “të shëndetshme”.
Si formohen gurët e tëmthit?
Fshikëza e tëmthit është një qese e vogël, që “magazinon” lëngun e tëmthit dhe e çliron si ndihmues në procesin e tretjes. Ushqimi i tretur pjesërisht në stomak kalon në zorrën e hollë ku derdhet tëmthi pas vakteve të ngrënies. Tëmthi është një lëng me ngjyrë jeshile me të verdhë, dhe përmban kolesterol, lecitin dhe kripëra biliare. Në qoftë se fshikëza e tëmthit nuk punon siç duhet atëherë personi do të ketë probleme serioze me tretjen.
Gurët janë problemi më i madh që mund të ketë fshikëza e tëmthit, të cilët formohen nga kristalizimi i kolesterolit dhe kripërave biliare. Personat, tëmthi i të cilëve përmban shumë kolesterol, ose kur fshikëza që përmban tëmthin nuk zbrazet siç duhet, janë më të rriskuar për formimin e gurëve. Shumica e gurëve nuk shkaktojnë probleme, vetëm 1-2 % e tyre janë të aftë për të zhvilluar sëmundje.