Fibrat “aleate” dhe për mushkëritë
• Nëse konsumoni sasi të mjaftueshme fibrash çdo ditë, do të arrini të përmirësoni funksionet e mushkërive, duke bërë të mundur të merrni frymë më mirë.
Të paktën ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “American Journal of Epidemiology”.
Studiuesit e “National Institute of Environmental Health Sciences”, të koordinuar nga Stephanie J. London kanë marrë në shqyrtim rastet e 11.897 personave të moshave nga 44 deri 66 vjeç, duke analizuar regjimin ushqimor dhe gjendjen e tyre shëndetësore. Nga kjo ka rezultuar se personat, në dietën e të cilëve kishte shumë fibra, ishin shumë të shëndetshëm nga mushkëritë dhe kishin një risk më të pakët për t’u sëmurur nga bronkopneumonia kronike ostruktive (BPCO).
Studime të mëparshme kanë treguar për një lidhje mes shëndetit të mushkërive dhe regjimit ushqimor, duke mëshuar më shumë në rolin e vitaminave: C, E dhe D, si dhe të acideve yndyrore Omega-3.
“Të dhënat tona sugjerojnë se fibrat kanë një rol mjaft të rëndësishëm për performancën respiratore”, ka nënvizuar London.
Por cila do të ishte sasia e nevojshme me fibra për të pasur një efekt mjaft të mirë në mushkri? Receta ideale është: 30-38 gramë në ditë për burrat dhe 21-25 gramë te gratë. Ku mund t’i gjeni: perimet me gjethe të gjelbra, perimet me zhardhok: patate, karota, rrepa,etj., janë mjaft të pasura me fibra. Po ashtu mund t’i gjeni te frutat e thata dhe drithërat.