Presidenti Krasniqi: Zgjedhjet ishin të lira

Presidenti ne detyre i Kosoves, i cilësoi te lira zgjedhjet e jashtëzakonshme te 12 dhjetorit. Sipas tij fushata zgjedhore ishte e pjekur, dhe organizimi i procesit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i mire dhe i shpejte. Ai tha se ky proces dëshmoi nivelin e konsolidimit te demokracise dhe percoi mesazhin e Kosoves se re. Por, ne vlerësimin e tij zgjedhjet ende nuk kane mbaruar pasi ende nuk ka nje rezultat final. Per kete arsye ai i beri thirrje partive te respektojne institucionet e pavarura zgjedhore, dhe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe te beje punen e tij ne menyre profesionale duke zbatuar ligjin.
"Ftoj partitë politike dhe qytetarët që të kenë besim të plotë te organet e pavarura zgjedhore, duke siguruar kushte veprimi të lira dhe të pa ndikuar ne permbushjen e obligimeve të tyre kushtetuese dhe ligjore. Duke vepruar brenda sistemit tonë zgjedhor, cdo pakënaqësi e vërejtje a kërkesë duhet drejtuar organeve përkatëse të këtij sistemi. Nga KQZ kërkoj profesionalizëm, transparencë të plotë dhe paanshmëri, duke e kryer punën sipas ligjit, duke evidentuar cdo parregullsi eventuale dhe duke trajtuar secilin dyshim të bazuar sipas procedurave të organeve përkatëse", tha Jakup Krasnini, president ne detyre i Kosoves.
Lidhur me kontestimet qe disa parti i kane bere procesit ne disa zona, si ne Skenderas dhe Drenas ku pjesëmarrja ne votime ka qene 94 %, presidenti dha kete përgjigje. "Kjo duhet ta verifikojë nga organet përkatëse sic është KQZ, ata kanë përgjegjësi të verifikojnë se si ka rrjedhur votimi jo vetëm në Skënderaj, po në të gjitha vendvotimet dhe komunat e republikës së Kosovës", vijoi ai. Disa parti politike kane folur per parregullsi te procesit, por vetem pas shpalljes se rezultatit final, do te shihet se sa do te jete numri i ankesave.
Taulanta Boja