Kaos në Britani, 60 të plagosur. Studentët pushtojnë Londrën

Të paktën 60 të plagosur në Londër gjatë protestave të studentëve e zemërimit të turmave nuk i shpëton as makina mbretërore. Revolta e studentëve për shtrenjtimin e cmimeve të arsimit ka kthyer qendrën e Londrës në shesh beteje. Në protestat ku sipas Skotland yard zbritën 30 mijë studentë mbetën të plagosur dhe 12 forca rendi. Dhoma e komunëve në Westminstër mbeti për orë të tëra e rrethuar ndërsa deputetët miratonin masat e kundrështuara. Sulmit nuk i shpëtuan as ministria e Thesarit e Gjykata e Lartë.
Me grafit u zhgaravit statuja e Winston Churchill e në Regent Street studentët qëlluan me shkelma, hodhën bojë e sende të forta kundër automujetit me të cilin udhëtonte Kamila dhe Princi Charles të nisur për të marrë pjesë në një mbrëmje gala. Të dy mbërritën me vonesë por të palënduar në destinacion. Me studentët në rrugë zbritën dhe prindër e aktivistë të vendosur për të kundërshtuar që cmimet vjetore në universitete të variojnë nga 6 në 9 mijë stërlina. Zemërimi i turmave është shtuar edhe sepse liberal demokratët në koalicion premtuan se në paketën e masave të kursimin nuk do të prekej arsimi. Në Westminster, Kamerun fitoi ndonëse me një rezultat të ngushtë 323 pro dhe 302 kundër. Tani sfida kalon në dhomën e lordeve e studentët premtojnë se mobilizimi i tyre do të vazhdojë gjithashtu.
Delina Bitraku