Bora rikthen izolimin e Veriut
Reshjet e dëborës dhe i ftohti që kanë përfshirë ditët e fundit gjithë Qarkun e Kukësit kanë sjellë probleme në akset rrugore.
Kështu, rruga nacionale Kukës-Tiranë, gjatë orëve të natës të së shtunës, ka qenë e vështirë për t‘u kaluar në disa pika të ndryshme. Segmenti rrugor mbi Kalimash, në Shënmri dhe në Qafë Shllak, kanë qenë gati të pakalueshme për shkak të akullit. Gjatë ditës së djeshme, krahas mjeteve të ndërmarrje së mirëmbajtjes së rrugëve, aksin kombëtar të rrugës e kanë monitoruar edhe efektivët e policisë së qarkullimit, si dhe ato të rendit, me grupe të posaçme, për të bërë të mundur shmangien e aksidenteve. Mësohet se policia e Fushë-Arrësit ka penguar dje disa kamionë të tonazhit të rëndë të përshkojnë Qafën e Malit, për shkak të rrezikshmërisë që paraqet udhëtimi i tyre në mot me akull dhe dëborë. Por dje në mesditë, me qetësimin disi të motit, më shumë se 20 kamionë që udhëtonin për në Kosovë kanë mundur ta kalojnë këtë aks rrugor. Kompetentët i këshillojnë shoferët që të shmangin udhëtimin gjatë orëve të natës në Qafë të Malit.
Rrugët rurale
Rruga Kukës-Topojan-Shishtavec ka funksionuar me ndërprerje për shkak të akullit. Terreni i pjerrët ka krijuar mjaft probleme në zonën e Topojanit dhe atë të Shtrezës. Vetëm dy ditë më parë, në këtë aks dy persona humbën jetën për shkak se automjeti me të cilin udhëtonin rrëshqiti në lumë për shkak të akullit. Disa mjete të Drejtorisë së Rrugëve që ndodhen në këtë aks, kanë punuar për hedhjen e skorieve dhe kripës, duke bërë të mundur kalimin e mjeteve të cilat shpesh rimorkiohen. Mbeten të vështira rrugët që lidhin komunat Bushtricë, Grykë Çajë, Kalis, Arrën dhe Zapod. Sipas banorëve të këtyre zonave, trashësia e dëborës ka arritur deri në 20 cm dhe temperaturat kanë shënuar -7 gradë C.
Banorët e zonave të thella të kontaktuar me telefon tregojnë se për momentin rezervat e tyre në bazë ushqimore dhe zahire për bagëtitë janë të mjaftueshme. Por gjithsesi lëvizja e mjeteve në fshatra është vështirësuar së tepërmi, madje në shumë prej tyre as që mund të kalohet me mjete motorike. Autoritetet vendore i kanë këshilluar drejtuesit e makinave që në akse të tilla rrugore të lëvizet me zinxhirë.