Shpallen kandidaturat per rektoret e rinj ne Universitetet e Tiranes
Zyrtarizohen kandidatët për rektorët e rinj në Universitetet e Tiranës. Komisionet qendrore të zgjedhjeve kanë mbyllur regjistrimet sipas të cilave vetëm në Universitetin e Tiranës garajnë dy kandidatura Dhori Kule dhe Mimoza Hafizi, pasi në Universitetin Politeknik, atë Bujqesor dhe atë të Arteve në garë janë vetëm rektorët aktualë të tyre, përkatësisht Jorgaq Kacani, Fatos Harizaj dhe Petrit Malaj. Në Universitetin e Sporteve procesi është bllokuar me urdhër të Ministrit të Arsimit pas konfliktit të krijuar mes rektorit aktual Vesel Rizvanolli dhe Senatit Akademik. Çështja ka shkuar në gjykatë pas pretendimit të rektorit Rizvanolli sipas të cilit atij i është mohuar e drejta për t’u zgjedhur. Zgjedhjet këtu do të zhvillohen në një faze të dytë. Ndërkohë që e diela është dita e fundit e regjistrimit pranë komsioneve zgjedhore në faktultet për pedagogët që garojnë për dekanë dhe shefa departamentesh dhe të hënën pritet zyrtarizimi i kandidaturave. Zgjedhjet në Unviersitete do të mbahen me 20 shkurt dhe votat për përzgjedhjen e drejtuesve përllogariten në përqindje ku stafi akademik ka 75% të tyre, studentët 20% dhe administrata publike 5%. Konsiderohet fitues kandidati që është renditur i pari në listë dhe rezultati i tij në përqindje është jo më i vogel se 33%.