Qeveria: Vizat,brenda vitit te pare liberalizimi
Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje optimist, se qeveria e tij do te mbaje premtimin qe brenda vitit te pare te mandatit, te liberalizoje vizat me vendet e Bashkimit Evropian. Ne mbledhjen e djeshme te Komitetit Nderministror te Integrimit, kreu i qeverise tha se klima qe Shqiperia te permbushe standardet e kerkuara, per kete proces, eshte pozitive. Si dhe ka vleresim real per arritjet ne kete fushe, ndonese ka ende ceshtje qe duhet te zgjidhen. Mesa duket, kryeministri Berisha ka gjetur nje zgjidhje se si te rrise sa me shume kerkesen per pajisjen e shtetasve shqiptare me pasaporta biometrike, qe eshte dhe nje nga kushtet per liberalizimin e vizave, duke kerkuar qe nepunesit e shtetit, te drejtohen dhe te pajisen me pasaporta biometrike. "U bej thirrje te gjithe qytetareve shqiptare, qe t'i marrin keto pasaporta ne menyre qe te realizohet numri me i larte i mundshem i pajisjes me pasaporta biometrike. U bej thirrje te gjithe punonjesve te administrates, te jene te paret qe t'i marrin pasaportat biometrike, pasi perqindja apo numri i ketyre pasaportave eshte nje kriter i rendesishem ne vendimin e Komisionit Evropian", theksoi Berisha. Sipas tij, Shqiperia nuk u klasifikua ne tre vendet e para per procesin e liberalizimit te vizave, pasi nuk mund te mohohet, qe ne reformen e dokumenteve te identitetit, ka qene me mbrapa se sa vendet, per te cilat u mor vendimi, ne muajin korrik. "Megjithate, konstatoj se, ky proces po ecen me ritme te shpejta. Madje mund te them me ritme me te shpejta nga c'mund te parashikohej. Jane printuar mbi 190 mije pasaporta biometrike, aplikimet shkojne ne 201 mije dhe jane terhequr rreth 150 mije pasaporta biometrike, nga qytetaret", u shpreh optimist kreu i qeverise. Ne mbledhjen e djeshme, Komisioni Nderministror i Integrimit, diskutoi mbi raportin e dyte te progresit te bere ne plotesimin e kritereve per liberalizimin e vizave. Shume shpejt, pritet qe te derguarit e Komisionit Evropian, te vijne per te vleresuar situaten ne vend dhe te njihen ne detaje me situaten. "Ne teresi puna per udherrefyesin ka ecur mire, por ne duhet te bejme vleresimin me maksimal. Edhe nje here e perseris qe per qytetaret shqiptare kjo perben nje arritje te jashtezakonshme historike, nje arritje te cilen qe kur eshte vendosur sistemi i vizave, shekuj me pare, ata e fitojne tani", theksoi Berisha.