Media irlandeze: Shqipëria, një leksion i mirë
Humbja në miqësoren me Shqipërinë (1-0) në Tiranë ka provokuar një zemërim të madh në Irlandën e Veriut, jo vetëm midis fansave të “Ushtrisë jeshile e të bardhë”, por dhe disa prej drejtuesve të federatës, e sidomos të medias së Belfastit. Një dështim që ka shokuar dhe ka tronditur themelet e besimit ndaj punës dhe vlerave të trajnerit Najxhël Uorthington. Faqet irlandezoveriore janë të mbushura plot me mllefin e tifozerisë për shfaqjen e shëmtuar të Kombëtares së tyre në “Qemal Stafa” të mërkurën e kaluar, në atë që konsiderohej si pika e kthesës në kërkim të rezultateve pozitive në transfertë. Tifozët e zëmëruar shkruanin se nuk ja Federata Irlandeze nuk duhet të shkojë në Kili, sa për të parë efektet e tërmetit, nisur edhe nga udhëtimi plot ankth në Shqipëri. Geri MekAlister, një zëdhënës i një grupimi tifozësh të quajtur “ Amalgamation of Northern Ireland Supporters’ Clubs”, tha: “Ndeshja me Shqipërinë ishte programuar të ndërtonte besimin për kualifikueset e Kampionatit Europian por nuk rezultoi e tillë. Miqësorja nuk ishte kundër kundërshtarit më të lavdishëm, e luajtur në një fushë mizerabël, por me një paraqitje demoralizuese në të cilën njerëzit panë se sa vlen përfaqësuesja jonë. Tifozët mund kenë vështrime të ndryshme për vlerat e ndeshjeve miqësore. E imja është se ato janë të dobishme për të zhvilluar lojtarët e rinj”. Xhim Rejni, një sekretari për udhëtimet e këtij grupi, shtoi: “Paraqitja ishte më e keqja që unë kam parë kohët e fundit. Shqipëria nuk është vendi më atraktiv për tu vizituar dhe ishte shumë vështirë atje., Kjo është arsyeja që unë dhe disa të tjerë nuk shkuam. Do të jenë shumë tifozë që janë duke porositur udhëtime dhe akomodime për datat e ndeshjeve të fushatës së Europianit, dhe kjo do të jetë e shtrenjtë për ta”. Golashënuesi më i mirë i Irlandës së Veriut, Healy, shkruante: “Pas ndeshjes një nga tifozët tanë goditi lojtarët dhe kjo ishte gjëja më e keqe që unë kam parë nga skuadra e Irlandës së Veriut. Ky është opinioni im. Unë u thashë lojtarëve të jenë të devotshëm për vendin, ndryshe të rinin në shtëpi dhe jo të udhëtonin, por ne shkuam në Tiranë ku dhe morëm atë rezultat”. Një nga lojtarët e Irlandës së Veriut, Andi Litëll, tha: “Humbja ishte një mësim i madh për ne. Për më tepër që atë e morëm nga një ekip i quajtur i vogël. Humbja e së mërkurës mbrëma nga Shqipëria e vogël në Tiranë ishte një surprizë e madhe dhe e fortë”. Në Irlandën e Veriut nuk e kanë kapërcyer dot humbjen, sipas tyre, nga një ekip që renditej 57 vende pas tyre në ranglistën e FIFA-s, dhe sipas tyre kjo nuk kishte të bënte shumë me kushtet e varfra të fushës. “Nëse do ta kishim filluar takimin ashtu edhe siç e përfunduam atë, unë mendoj se do të kishim marrë një rezultat të mirë. Ky ishte një leksion i mirë. Na u desh një kohë e gjatë të përshtateshim me terrenin, ata (shqiptarët) u adaptuan më shpejt, por unë mendoj se në pjesën e dytë e morëm lojën në dorë”, - tha Litëll, një lojtar i Rejnxhërsit. Mbrojtësi i majtë, MekGivern, shtoi: “E pamë të gjithë se sa i vështirë është bërë futbolli ndërkombëtar. Ne nuk arritëm t’i bllokonim mjaftueshëm, ata arritën ta bënin dhe ky ishte një problem i madh për ne. Shqipëria është një ekip i mirë dhe e provoi këtë. Ne nuk luajtëm mirë, ashtu si në e dimë se mundemi, por në duhet të mësojmë nga ne”.
6 Mars 2010