Burrel, ura e Batrrës rrezikon jetën e banorëve
BURREL- Ura e Batrrës lidh fshatrat me qytetin e Burrelit. Ka kaluar thuajse një vit që kur gjendja e saj u transmetua në televizionin News24 dhe sot pamja është e njëjtë. Teka kalojnë ura lëkundet dhe banorët përballen cdo ditë me rrezikun.
Pavarësisht premtimeve elektorale se ura do të përfundonte së ndërtuari, që prej fushatës së qershorit asgjë nuk ka ndryshuar, ndërsa banorëve nuk u ka mbetur gjë tjetër vecse të presin zgjedhjet e ardhshme me besimin që do të përballen edhe njëherë me premtime të cilat dyshojnë se do të mbahen.
Vështirësitë më të mëdha janë kur prurjet rriten për shkak të shirave të cilat shkaktojnë rrëshqitje dheu. Banorët e fshatrave thonë se janë ankuar disa herë në komunë, por asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje pozitive.
(e.n/News24/BalkanWeb)