Borchardt: Gjermania nuk jua këshillon aplikimin në BE

Ambasadori gjerman në Tiranë Bernd Borchardt është shprehur sot se Gjermania nuk ia këshillon Shqipërisë aplikimin për statusin kandidat në BE, Sipas tij vendet e ballkanit nuk duhet të nxitohen për të aplikuar sepse BE-ja duhet të rregullojë njëherë çështjet e brendshme të saj. Gjithashtu ambasadori Borchardt ka shprehur se duhet të përfundojë sa më shpejt procesi i kartave si një proces i rëndësishëm për vendin. Ambasadori Borchard gjithashtu ka folur edhe për zgjedhjet e qershorit duke shtuar se zgjedhjet janë sfidë për partitë në vend.