Balla: Jo zgjedhje te lira pa karta identiteti dhe pasaporta

Tiranë, 27 mars, 13:05, NOA – “Korrupsioni mbetet një çështje serioze në Shqipëri dhe përfaqëson një nga pengesat më serioze për të drejtat e njeriut“.
Këtë frazë të raportit të fundit të ministrisë së Jashtme Britanike prezantuar dje në
Parlament, kreu i komisionit të Integrimit në Partinë Socialiste, Taulant Balla, e ktheu në kryefjalë të konferencës së tij për shtyp.
Sipas Ballës, konstatimi i zyrtarëve britanikë tregon qartë dështimin e plotë të kësaj qeverie në përballjen me korrupsionin, ndërsa ky fenomen i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare e ka shndërruar qeverinë në një instrument pasurimi për “berishët” dhe oborrtarët e tij.
“Krimi shtetëror i Gërdecit, ku mbetën të vdekur 26 njerëz të pafajshëm, adresohet në raport si një “përgjegjësi direkte e autoriteteve shtetërore për të garantuar të drejtën e jetës. Incidenti i Gërdecit ngriti gjithashtu edhe çështje të tjera që lidhen me punën e fëmijëve, legjislacionin e punës dhe të standardeve të sigurisë e shëndetit. Rezultatet e hetimit të Gërdecit do të ndiqen nga afër”, theksohet në raport, gjë të cilën edhe Balla e theksoi gjatë fjalës së tij.
n.e/NOA