E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Duhet stabilitet ne administraten publike, ndryshe rrezikoni fondet e BE

Kreu i delegacionit te KE ne Tirane, Helmut Lohan

Tiranë, 27 mars, 11:50, NOA - Lëvizjet e shpeshta dhe të pamotivuara të nëpunësve të administratës publike, rrezikojnë seriozisht fondet e Bashkimit Evropian për Shqipërinë në kuadrin e reformës për modernizimin e saj.

Ky fakt u bë i ditur sot nga kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan.

Sipas tij, Shqipëria duhet të tregojë stabilitet me administratën publike në mënyrë që të arrijë të përfitojë asistencën për para anëtarësimin në Bashkimin Evropian, prej 200 milionë eurosh.

“Mos i çoni dëm fondet e akorduara, sepse ato duhen zbatuar para anëtarësimit në strukturat evropiane”, tha Lohan.

Ai foli në kuadrin e projektit të BE-së për administratën publike i cili ka një vlerë prej 1 milionë eurosh.

Ky project merr në shqyrtim kapacitetet e administratës dhe menaxhimin e fondeve të BE-së.

Nga ana tjetër, zv/kreu i delegacioit të KE-së në Shqipëri, Brusa është shprehur se Bashkimi Europian do të japë asistencë ligjore për reformat në drejtësi.

Sipas Brusës reformat në drejtësi janë një zonë kryesore të interesit.

Ai inaguroi Qendrën e Publikimeve Zyrtare në Tiranë ku u shpreh se qeveria duhet të fusë në buxhet edhe financimin e kësaj qendre.

Qendra e Publikimeve Zyrtare është ngritur në kuadër të programit CARDS të Bashkimit Europian.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›