Topi, dekreton paketën ligjore për NATO
Presidenti i Republikës Bamir Topi, ka dekretuar paketën ligjore për NATO-n. Paketa ligjore u miratua ditën e djeshme në Kuvend. Ndër të tjera Presidenti Topi ka konsideruar anëtarësimin e pritshëm të Shqipërisë në NATO si realizimin e një ëndrre integruese. Duke përshëndetur votimin me unanimitet, presidenti ka theksuar se ligjet e miratuara nga Kuvendi kompletojnë kuadrin ligjor të anëtarësimit të vendit tonë në Aleancën e Atlantikut Verior.
Me dekretimin nga ana e presidentit, kompletohet kuadri ligjor për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Presidenti i Republikës përshëndet deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për miratimin unanim të këtyre ligjeve dhe uron të gjithë qytetarët shqiptarë për realizimin e kësaj ëndrre integruese, si një moment historik për vendin tonë, e cila u realizua edhe nëpërmjet vullnetit të partnerëve tanë euroatlantikë
Paketa e projektligjeve për anëtarësimin në NATO
Pas fjalimeve të rastit, deputetët miratuan në unanimitet të plotë, paketën e projektligjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO:
1-Projektligj Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut.
2-Projektligj Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave të tyre.
3-Projektligj Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për statusin e organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, të përfaqësuesve kombëtar dhe personelit ndërkombëtar.
4-Projektligj Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për statusin e misioneve dhe të përfaqësuesve të shteteve të treta në organizatën e traktatit të Atlantikut të Veriut.
5-Projektligj Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për statusin e shtabeve ushtarake ndërkombëtare, të ngritur në përputhje, me Traktatin e Atlantikut të Veriut.