Borchardt: Ndërrim elitash, por pa kërcënime politike

Shqipëria është një vend me mjedise turistike të shkëlqyera, që po rrezikohen nga betonimi. Vendi po shkon drejt një viti elektoral, duke u përgatitur seriozisht dhe duke u përballur me probleme serioze, që duan diskutim serioz.
Por, sipas tij, kërcënimet, për funde fatale të njërës apo tjetrës palë, janë të papranueshme. Problemet e paketës elektorale, që duhet të përshtatë Shqipëria janë probleme të vetëvendosjes legjislative të brendshme, por institucionet evropiane nuk do të qëndrojnë mënjanë.
Ambasadori thotë se ato do të asistojnë gjithë procesin në vijim, duke iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së autoriteteve të vendit për këshillim e asistencë.
“Legjislacioni shqiptar dhe ai evropian janë shumë të ndjeshëm ndaj pavarësisë së pushteteve dhe sidomos ndaj ndërhyrjes së pushtetit ekzekutiv ndaj atij zbatues, por parimi nuk duhet fetishizuar deri në atë shkallë që të pengohet transparenca brenda vetë pushtetit të akuzës dhe cilitdo pushteti tjetër, nëse është e nevojshme”, ka thene ambasadori.