E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Karlo rikthen Bogdanin titullar

Te skuadra e Kievos fryn një erë e re për Erjon Bogdanin. Pasi ka vuajtur deri tani për shkak të aktivizimit të pakët të tij nga ana e trajnerit Iakini, i cili nuk i jepte hapësirë në formacionin e parë, tashmë ai shikon shpresa për t’u rikthyer sërish si një titullar i padiskutueshëm.

Një gjë e tillë është bërë e mundur vetëm pas largimit të Iakinit pas humbjes 3-0 në Palermo. Vendin e tij në stolin e Kievos tashmë e ka zënë trajneri i ri, Domeniko Di Karlo.

Ndryshimet në ekip ishin të domosdoshme dhe Di Karlo e ka filluar me Bogdanin.

Sikurse ka bërë të ditur dje nga mediat italiane, sulmuesi shqiptar është parashikuar si pjesë e 11-shes, që do të zbresë në fushë në ndeshjen e kësaj jave të Serisë A, ku Kievo do të presë në shtëpinë e saj Juventusin.

Vendimtare për përzgjedhjen e lojtarëve që do të luajnë nga minuta e parë kundër bardhezinjve, duket se ka rezultuar ndeshja miqësore kundër ekipit të të rinjve, ku Bogdani ka shënuar dy nga golat e fitores.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›